E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Jo bashkëqeverisje me AAK'në

Nënkryetari i PDK'së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk është ithtarë i një koalicioni aktual në mes PDK'së dhe AAK'së. Ai ka vlerësuar se më mirë do të ishte që koalicioni të shkonte deri në fund dhe AAK'ja ta mbështesë këtë qeveri në dialog dhe integrime evropiane.

“Ka përparim në mes PDK'së dhe AAK'së. Ky përparim po shihet. Në politikë mund të ndodhin gjëra të cilat edhe parashihen, Por, nuk ia dëshiroj vendit tim një koalicion të tillë dhe nuk e besoj e funksionimin e mbarë të tij”, është shprehur Mustafa. në një intervistë për Epokën e Re.

Mustafa ka vlerësuar se PDK'ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të bashkëjetojnë në qeveri për shkak të koncepteve të ndryshme politike për vendin.

Mustafa i ka sugjeruar AAK'së ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës në proceset e dialogut dhe në integrimet evropian nga këndi i opozitës.

"AAK'ja duhet ta ndihmojë qeverinë në dialog dhe në integrimet evropiane nga këndi i opozitës. Unë nuk shoh që këto forca mund të bashkëjetojnë së bashku”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas Mustafës gjendja ekonomike në Kosovë gjendet në një ngërç politik.

”Tani për tani mendoj që Kosova gjendet në një ngërç politik. Nëse do të ketë vullnet politik, mund të ketë një këndellje”, është shprehur Mustafa.

Nënkryetari i PDK-s nuk ka dashur të komentojë çështjen përgjimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe partiakë, por ka thënë se gjëra të tilla ndodhin në shtete të pakonsoliduara.

Mustafa ka vlerësuar se përgjimet e tilla nuk do të kenë ndikim negativ në procesin e brendshëm zgjedhor të PDK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›