E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerësohet bashkëpunimi i qeverisë me Zyrën e BE-së

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka prezantuar punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve afatshkurtra të dala nga Raporti i Studimit të Fizibilitetit.

Ministri Kuçi theksoi angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen në mënyrë sa më efikase të kritereve të Raportit të Studimit të Fizibilitetit, në veçanti në sfidat që dalin në fushën e sundimit të ligjit.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar, vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për integrim evropian, ndërsa të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që të përshpejtohet rruga e Kosovës drejtë integrimit evropian. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›