Portugalia mposht minimalisht Bosnjën
Vendasit pa Kristiano Ronaldon mund ta kishin mbyllur ndeshjen me avantazh edhe më të thellë. Megjithatë, fitorja 1-0 mund të konsiderohet rezultat tepër pozitiv, duke parë që Bosnjë-Hercegovina pati raste të pastra për të barazuar (madje goditi dy herë shtyllën).
Golin që vlen gjysmë kualifikimi për skuadrën e Karlos Keiroz e shënoi Bruno Alvesh në minutën e 31-të. Mbrojtësi shtatlartë i Portos, i harruar në zonë nga mbrojtja vendase, shënon me kokë, pas një krosimi të Nanit nga e djathta.
Miqtë nga Ballkani reagojnë, duke goditur dy herë tranversën (Ibriçiç në pjesën e parë dhe Edin Dzeko në të dytën). Megjithatë, boshnjakët nuk arrijnë të shënojnë, një gol që do të kishte qenë vërtet i rëndësishëm. Në takimin që do të luhet pas katër ditësh në Zenicë, Portugalia shihet si favorite, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë.
Portugali 1 – 0 Bosnjë Hercegovinë (Bruno Alvesh 31’)
Ndërkohë, në takimin tjetër eliminator, Greqia nuk ka shkuar më tepër se një barazim në shtëpi përballë Ukrainës. Ndeshje e shëmtuar ajo e luajtur dje në Athinë, pa raste dhe pa emocione dhe të dy skuadrat ia lënë verdiktin final sfidës së kthimit të mërkurën në Kiev.