E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia mund të shkojë larg në ‘Euro 2012’

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo beson se Portugalia ka kualitete për ta kaluar fazën e grupeve dhe ndjehet i lehtësuar, pasi Kombëtarja e tij nuk konsiderohet si favorite. Portugalia gjendet në grupin B, të ashtuquajtur si grupi ‘i vdekjes’, së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën, por Ronaldo ndjehet i lehtësuar që portugezët nuk janë favoritë për ta kaluar grupin, se në të kundërtën do të kishin shumë presion.

“Ne e dimë se gjendemi në një grup të vështirë, në grupin e vdekjes. Ne do t’i kemi disa ndeshje shumë të vështira, por unë besoj se ne do të kalojmë fazën e grupeve. Unë di se ne nuk jemi favoritë dhe për këtë jam shumë i kënaqur”, tha Ronaldo për Bwin.com. Portugezi tha po ashtu se ai nuk pret shumë surpriza në këtë kampionat.

“Unë nuk pres shumë surpriza në Euro 2012, sepse Spanja është shumë e fortë, e po ashtu janë edhe disa ekipe tjera shumë të forta”, tha në fund Ronaldo. Portugalia ndeshjen e parë hapëse në Euro 2012 do ta zhvillojë kundër Gjermanisë me nëntë qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›