Bytyqi, debutuesi më i ri në Norvegji

Zymer Bytyqi e ka shkruar emrin e tij në histori të futbollit norvegjez. Talenti i ri kosovar është bërë futbollisti më i ri që ka debutuar në ligën norvegjeze. Zeqiri nuk i ka mbushur ende 16 vjet (i mbush në shtator) dhe debutoi në elitën e futbollit norvegjez ndaj ekipit FK Haugesund, duke e mposhtur rekordin e futbollistit të Aalesunds, Sverre Bradbury, i cili kishte debutuar me 16 vjet e një ditë në vitin 2009.
Sigurisht, futbollisti i Sandnesit ndihet i privilegjuar për këtë arritje. “Kam punuar shumë për ta arritur këtë debutim. Kjo ndodhi dhe unë jam mjaft i lumtur. Tash e tutje do të punoj edhe më shumë me qëllimin që të luaj në vazhdimësi në këtë ekip”, deklaroi 15 vjeçari për ueb faqen norvegjeze aftenbladet.no.
Ai u nervozua kur u fut në lojë vetëm 13 minuta pa përfunduar takimi, por pas tij u qetësua dhe u ndie mirë që iu dha rasti. Në fillim të sezonit, Bytyqi e kishte paralajmëruar largimin, pasi që ishte i zhgënjyer që nuk ftohej fare në skuadrën e parë. Mirëpo, trajneri Asle Andersen ia dha rastin më në fund. Bytyqi thotë se do të largohet nga Norvegjia vetëm atëherë kur ndien se është i gatshëm.