Portugalia në presion përpara ndeshjes me Shqipërinë
Lisbonë - Përfaqësuesja portugeze e futbollit duhet të përballojë edhe presionin nga qeveria e vendit për ndeshjen e radhës me Shqipërinë. Luzitanët do të përballen me përfaqësuesen tonë ditën e shtunë në stadiumin “Qemal Stafa”, në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Afrikë e Jugut 2010”.
Portugalia, me situatën aktuale, rrezikon seriozisht për të mos marrë pjesë në këto finale. Sfida e së shtunës është jetike, dhe këtë e deklaron edhe Laurentino Diaz, sekretari i Shtetit për Rininë dhe Sportet.
“Në Shqipëri kombëtaren tonë e pret një betejë e vërtetë. Fitorja është jetike, sepse futbolli portugez duhet të kualifikohet në Kupën e Botës për shkak të historisë së tij”, u shpreh Diaz në ceremoninë ku u firmos kontrata me Komitetin Olimpik Portugez (COP) për Olimpiadën “Londër 2012”.