E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi siguron shërbimet e D’Agostinos

Torino - Skuadra e Juventusit është një nga më aktivet në nisjen e kësaj merkatoje. Mediat italiane bëjnë të ditur se “Zonja e Vjetër” ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Udinezes, Gaetano D’Agostino.

Juventusi nuk e ka zyrtarizuar ende këtë blerje, por në edicionin e “Studio Sport” bëhet e ditur se torinezët e kanë arritur marrëveshjen për shifrën e 8 milionë eurove.

Ndërkohë, nuk mungojnë edhe lajmet lidhur me largimet që priten nga Juventusi. Kështu, e përditshmja angleze “The Times” bën të ditur se Arsenali ka paraqitur oferta zyrtare tek Juventusi për kartonët e portierit Xhanluixhi Bufon dhe mbrojtësit Xhorxhio Kielini.

Ky i fundit ishte në objektivin e londinezëve edhe në merkaton e janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›