E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia, nis numerimi i diteve per trajnerin

Me mire vone se kurre. Trajneri i ri i kombetares shqiptare eshte drejt zyrtarizimit, pasi ndeshja zyrtare me Portugaline po afron dhe ekipi duhet te drejtohet nga nje trajner, jo provizor si ne ndeshjen e fundit me Milanin. Gjithsesi, miqesorja e fundit me Milanit eshte pare me mjaft interes nga publiku shqiptar dhe fakti se kane spikatur nje numer i konsiderueshem lojtaresh te kampionatit tone, ka entuziazmuar stafin drejtues qe drejtoi per kete ndeshje ekipin. Ne pritje te trajnerit te ri, misioni tashme eshte bere i qarte, se lojtaret me te mire do te evidentohen dhe do te jene pjese e "Euro 2012". Jahmir Hyka, ndonese nuk eshte thirrur nga trajneri i larguar Ari Han, u tregua i papermbajtshem ne fushe dhe per kete arsye meritoi komplimente nga trajneri pas ndeshjes. Ndeshja e 6 qershorit me Portugaline dhe dy sfidat zyrtare te shtatorit, nuk do te kene ndonje vlere me shume se promovimi i lojtareve te nevojshem per "Euro 2012". Drejtuesit e FSHF-se bejne te ditur se me trajnerin e ri, ende nuk eshte arritur nje marreveshje, por nuk do te pritet edhe shume dite, qe ai te emerohet dhe te nise nga puna. Trajneri kuqezi do te nise menjehere nga reformimi i skuadres, qe do te jete detyra kryesore e tij, deri ne prag te "Euro 2012". "Jane disa lojtare qe luajne ne Shqiperi, teper te talentuar, por ka edhe jashte vendit, qe mund te jene pjese e kombetares", - theksoi trajneri i shpresave , Artan Bushati, qe drejtoi kombetaren B, ne ndeshjen e fundit miqesore me Milanin. Trajneri i Portugalise, Kueiroz do te kete proven e zjarrit ne Tirane. Ai do te qendroje vetem ne rast fitoreje te ekipit te tij.

Euro 2012

Deshtimi i kombetares sone ne kualifikueset e boterorit, ka dhene shkas qe drejtuesit e FSHF-se para se emerojne trajneri e ri, te planifikojne edhe ndryshime ne radhet e ekipit, ku pritet te afrohen emra te rinj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›