Villas Boas e lë Porton

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 15:16
Andre Villas Boas nuk do të jetë më trajner i Portos. Portugezi pritet ta shkëput kontratën me kampionin e Portugalisë dhe fituesin e Europa League, sapo të paguhet klauzola për shkëputjen e kontratës, e vendosur për shumën 15 milionë euro.
“Kontrata e tij do të shkëputet sapo të jepet shuma e vendosur në klauzolë”, shkruan në uebfaqen zyrtare të Portos.
Tashmë është e qartë se ‘Special Two’ do t’i bashkohet Chelseas, ku do ta zëvendësojë trajnerin e deritashëm, Carlo Ancelotti.
Londinezët janë të gatshëm t’i paguajnë 15 milionë euro, për ta sjell në Stamford Bridge trajnerin Villas Boas.