E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poshtërimi i radhës

Policët kosovarë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri u arrestuan nga xhandarmëria serbe në mëngjesin e ditës së shtunë. Ata u prangosën, u shtrinë me fytyrë për toke dhe më pas u fotografuan. Ministri serb Ivica Dacic, tha se kjo ndodhi për shkak se dolën në territorin serb. Por, këtë e demantoi Ministri Bajram Rexhepi, i cili tha se ata ishin kidnapuar nga territori i Kosovës. Këtë akt, institucionet kosovare e quajtën qyqar.

Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës janë kidnapuar nga xhandarmëria serbe, të shtunën rreth orës 10 e 30 të mëngjesit në Merdar.

Policët e kidnapuar janë të Policisë Kufitare, emrat e të cilëve i ka bërë publikë për media vetë ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Dacic. Sipas medieve serbe, të arrestuarit janë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri. Gazeta Express ka mësuar se këta dy policë janë nga fshati Pantinë i komunës së Vushtrrisë.

Policët e Kosovës pas kidnapimit janë detyruar të shtihen për toke me duar të lidhura, përderisa tre pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të maskuar qëndronin pranë tyre.

Zyrtar të Policisë së Kosovës kanë sqaruar se ata kanë pranuar një informacion se në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, nga xhandarmëria serbe janë kidnapuar dy zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare.

Policët kufitar, në momentin e kidnapimit kanë qenë duke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së tyre, brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›