E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen të premten?

Kryeministri Hashim Thaçi, sipas të gjitha gjasave, do të takohet më 6 prill me Presidentin amerikan, Barack Obama. Burime të Expressit thonë se në Washington, Thaçi do të shoqërohet nga Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku. Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar do të ketë takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së, Ban Ki-Moon.

I dëgjuan me kujdes “këshillat” e tyre, e si shpërblim duket se po marrin vëmendjen e tyre, qoftë edhe për disa minuta. Lidershipi kosovar të martën do të niset sërish për në SHBA, për t’u takuar me krerët e shtetit amerikan. E, kësaj radhe, vetë Kryeministri Hashim Thaçi do të takohet me të parin e shtetit amerikan, Barack Obama.

Burime të Expressit në Zyrën e Kryeministrit bëjnë të ditur se takimi mes Thaçit e Obamës pritet të zhvillohet më 6 prill. “Më 6 prill, Kryeministri do ta takojë Presidentin Obama”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti.

“Kryeministri i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku, udhëton të martën për një vizitë zyrtare në SHBA”, shtoi burimi i gazetës.

Ndryshe, takimi Thaçi-Obama ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, as nga pala amerikane, as nga ajo kosovare.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›