E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet OSBE Si trajtohen ushtaraket

/ /

eshtja e pensioneve te ushtarakeve eshte nje teme debati edhe per vendet anetare te NATO-s e me nje ekonomi me te zhvilluar. Ministria e Mbrojtjes se Shqiperise ne bashkepunim me OSBE-ne miratuan udhezimin Per lirite dhe te drejtat e njeriut ne Forcat e Armatosura ku disa kapituj te vecante i kushtohen edhe ceshtjes se pensioneve. Ne kete dokument OSBE-ja shprehet se shtetet pjesemarrese ne OSBE ne asnje menyre nuk duhet te kufizojne lirite e te drejtat ekonomike te ushtarakeve. Sipas ketij dokumenti nese behen kufizime ato duhet te behen vetem me ligj dhe pa shkelur konventen perkatese per lirite ekonomike. Shtetet pjesemarrese do te sigurojne qe realizimi i te drejtave te lartcekura nuk do tu nenshtrohet kufizimeve pervec ne rastet qe parashihen me ligj dhe qe jane ne pajtim me detyrimet e tyre sipas te drejtes nderkombetare vecanerisht me Konventen Nderkombetare per te Drejtat Civile dhe Politike dhe me angazhimet e tjera nderkombetare vecanerisht me Deklaraten Universale per te Drejtat e Njeriut. Kufizimet e ketilla kane karakter te perjashtimeve. Shtetet pjesemarrese do te sigurojne qe kufizimet e ketilla nuk keqperdoren dhe nuk aplikohen ne menyre arbitrare por ne menyre qe e siguron ushtrimin efektiv te te drejtave te cekura thuhet ne kete udhezim. OSBE-ja nuk jep ne menyre ultimative se cduhet te beje Shqiperia ne rastin konkret por ajo u referohet eksperiencave me te mira te vendeve te NATO-s si dhe paralajmeron se nuk duhet te shkelet konventa me kufizime per pensionet e ushtarakeve.
Pagesa
Me tej OSBE-ja shkruan se rregulloret mbi rrogen dhe pensionin e personelit te Forcave te Armatosura dallojne ne secilin shtet keshtu qe perqendrohemi tek autoriteti qe vendos per pagesen shtojcat speciale dhe pagesa e ushqimit masat mbrojtese per pagesen e rroges ne kohe mekanizmat per kontestet/ankesat dhe krahasimi i nivelit te rrogave per personelin e Forcave te Armatosura me ekuivalentin e sektorit publik dhe atij privat. Ekzistojne dallime ne aspekt te autoritetit qe i percakton rregullat mbi rrogen shtojcat dhe pensionin. Ne disa shtete kjo fuqi i jepet vetem qeverise per shembull ne Kroaci kurse ne shtetet e tjera perfshihet edhe Parlamenti. Ka shtete ku rregullat e pageses jane rezultat i marreveshjeve kolektive me sindikatat ushtarake sic ndodh ne Finlande dhe Suedi. Sa i perket marredhenies mes nivelit te rrogave e pensioneve te personelit ushtarak dhe nivelit te rrogave e pensioneve te pergjithshme te profesionisteve civile duke e konsideruar profesionin aftesite dhe pervojat e ngjashme gjendja ndryshon sipas shteteve ne mbare rajonin e OSBE-se. Per shembull ne Poloni pensioni i ushtarakeve eshte 50 per qind me i larte se i civileve ndersa ne SHBA pensioni i ish-ushtarakut eshte sa 70 per qind e ushtarakut ne detyre. Angazhimet e OSBE-se ne fushen e te drejtave

Shtetet pjesemarrese pranojne qe te drejtat dhe lirite ekonomike sociale dhe te tjerat jane me te rendesishme se gjithcka tjeter dhe duhet te realizohen me te gjitha mjetet adekuate.
Ne kete kuptim shtetet pjesemarrese do ti zhvillojne ligjet rregulloret dhe politikat e tyre ne fushen e te drejtave dhe lirive ekonomike e sociale dhe do ti aplikojne ato ne praktike me qellim te garantimit te ushtrimit efektiv te te drejtave dhe lirive te cekura.
Shtetet pjesemarrese do te sigurojne qe realizimi i te drejtave te lartcekura nuk do tu nenshtrohet kufizimeve pervec ne rastet qe parashihen me ligj dhe qe jane ne pajtim me detyrimet e tyre sipas te drejtes nderkombetare vecanerisht me Konventen Nderkombetare per te Drejtat Civile dhe Politike dhe me angazhimet e tjera nderkombetare vecanerisht me Deklaraten Universale per te Drejtat e Njeriut. Kufizimet e ketilla kane karakter te perjashtimeve. Shtetet pjesemarrese do te sigurojne qe kufizimet e ketilla nuk keqperdoren dhe nuk aplikohen ne menyre arbitrare por ne menyre qe e siguron ushtrimin efektiv te te drejtave te cekura.
Eksperienca e vendeve te NATO-s e OSBE-se
Franca
Personeli ushtarak ka status special ligjor por qe eshte me i ngjashem me personelin administrativ civil sa u perket ceshtjeve financiare.
Gjermania
Rroga pensionet dhe benefitet e personelit te Forcave te Armatosura jane te krahasueshme me sektorin civil.
Polonia
Personeli ushtarak merr rroge qe eshte mesatarisht 50 per qind me e larte se personeli civil ne pozita te ngjashme. Personeli ushtarak merr pension 50 per qind me te larte se te punesuarit civile te llogaritur per periudhen e njejte te punesimit.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Kompensimi i rregullt ushtarak per oficeret dhe personelin e regjistruar eshte 70 per qind e personelit civil ne nivel te krahasueshem te arsimit dhe pervojes. Pensionet per personelin e pensionuar ushtarak e tejkalojne pensionin mesatar per civilet.

Erald Kapri

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›