E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare merr ertifikaten e Arte te Cilesise

Organizmi më i lartë botëror postar, Agjencia e Specializuar e OKB, Unioni i Përbotshëm Postar jep vlerësimin maksimal për Postën Shqiptare, Çertifikatën e Artë të Cilësisë. Kjo pasaportë evropiane që i jepet Postës Shqiptare për cilësinë e shërbimeve konsiderohet nga drejtori Arqile Gorea si një dhuratë edhe për 100 vjetorin e krijimit.

Për 100 vjetorin e Pavarësisë, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare, ky institucion sipas drejtorit Arqile Gorea ka një sërë projektesh.

Çertifikata e Artë e Cilësisë është një cmim i ndarë nga Unioni i Përbotshëm Postar pas testit të matjes së cilësisë së shërbimeve të kryera nga auditet e Postës së Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›