E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistet gjermane ne Vlore

800 turistë gjermanë kanë mbërritur në brigjet e detit Jon, në Vlorë. Turistët gjermanë, përfshirë këtu edhe ekuipazhin e një prej krocerave më të mëdha që janë ankoruar ndonjëherë në portin e Vlorës kanë mbërritur rreth orës 07.00 të mëngjesit, e më pas me autobusë janë nisur për në qytete të ndryshme të jugut, të cilët do t’i vizitojnë deri në mbrëmje, kohë kur është përcaktuar imbarkimi dhe nisja e kroceres për në drejtim te Korfuzit. Eshtë hera e parë që një krocere e këtyre përmasave vjen në portin e Vlorës, e cila është rreth 180 metra e gjatë dhe 37 m e lartë. Grigor Seferaj, piloti shqiptar që në bashkëpunim me kapitenin e krocerës mundësuan ankorimin sqaroi se gjithcka u finalizua me sukses dhe se ky lloj turizmi duhet zhvilluar e mbështetur.

Ndërsa drejtoresha e portit të Vlorës Fato Nuredini u shpreh se kjo krocere është e dyta në një hark të shkurtër kohor e ardhur në portin e Vlorës, por e para e të tilla përmasave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›