E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi protesta para gjykates

Protestat e dhunshme kanë përfshirë sërish Athinën, ku dhjetëra protestues janë mbledhur para gjykatës në kryeqytetin Grek.
Protesta vjen një ditë, pasi dhjetëra punëtore kundërshtuan masat e ashpra të kursimeve dhe shkurtimet e vendeve të punës. Forcat policore kanë përdorur shkopinj gome kundër 100 protestuesve të cilët hynë në oborrin e Ministrisë se Mbrojtjes.
Gjatë trazirave të së enjtes, protestuesit u përleshën me policinë si në ministrinë e mbrojtjes dhe jashtë selisë së policisë greke. Shume prej tyre munden te hynin ne oborrin e ministrise se mbrojtjes si dhe bllokuan hyrjen e shtabit të përgjithshëm.
Zyrtari i lartë ushtarak i Greqisë, Gjeneral Mihalis Kostarakos, doli për të folur me ta, por ai u prit me britmat hajdute . Policia bëri me dije arrestimet, duke shkaktuar protestën e dytë jashtë selisë së policisë, ku nuk kane munguar perleshjet .
Gjithashtu të enjten, qindra fermerë në ishullin e Kretës u përpoqën të sulmonin e pistës e aeroportit Heraklion dhe u përleshën me policinë. Ata po protestonin kundër kontributeve të larta te sigurimeve.
Në një zhvillim tjetër, një politikan grek nën hetim është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Leonidha Tzanis, 57 vjeç, një ish zëvendës ministër i brendshëm nga partia socialiste PASOK, u gjet nga bashkëshortja e tij në qytetin qendror grek të Volos mbrëmjen e se enjtes . Vdekja e tij është duke u trajtuar si vetëvrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›