E Diel, 1 Nëntor 2026

Soros nëpërmjet fondacionit Besa zhvillon aktivitet kriminal financiar me fitime miliona euro i palicencuar nga shteti shqiptar

/>Fullani dhe Bode, asistencë skemës piramidale
Në vazhdim të ciklit mbi skemën piramidale të krijuar George Soros në Shqipëri, mund të vëmë re se fondacioni Besa i krijuar nga themeluesi Soros është kryekëput një fondacion mafioz dhe piramidë, i cili zhvillon veprimtari të palicencuar në republikën e Shqipërisë. Ky fondacion i krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, datë 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe mori përsipër  nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryehej nga ky fondacion.
Fondacionin Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni BESA filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredise Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni BESA me themelues Fondacionin SOROS. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të mara nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar. Në fakt, donatori kryesor është shteti shqiptar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka falur miliona dollarë  këtij fondacioni. Ndërkohë që Themeluesi i këtij fondacioni, Soros, ka derdhur vetëm 1 milion USD në 19 maj të vitit 1999. Përsa i përket pjesës së shtetit shqiptar do të flasim në numrat që vijon, ndërkohë që nëpërmjet këtij shkrimi do të pasqyrojmë mënyrat mafioze të operimit të këtij fondacioni, i cili që në ditët e para të krijimit të tij deri në vitin 2000 kreu evazion fiskal pa paguar detyrimet në shtet. Fondacioni Soros nuk ka pranuar të derdhë tatimin e fitimit për të ardhurat që fitonte nga kreditimi i bizneseve, fitim i cili sigurohej nga përqindja e lartë që ky fondacion merrte. Duke mos pranuar që të derdhnin këto të ardhura në bazë të ligjit Për organizatat jofitimprurëse, në të cilin sipas nenit 2 përfshihen dhe fondacionet, fondacioni Besa për thuajse katër vjet rresht kreu evazion të hapur fiskal. Por meqenëse  ligji i mësipërm nuk i përjashton këto organizata (edhe pse janë të tilla ) nga detyrimet fiskale, ky fondacion duhet të paguante tatimin mbi fitimin.  Sipas nenit 40 Lehtësitë dhe përjashtimet e organizatave jofitimprurëse nga detyrimet tatimore dhe doganore caktohen me ligj. Por meqenëse për këtë fondacion nuk ka asnjë ligj që të tolerojë mospagimin e taksave, e kthen këtë fondacion në një skemë të hapur abuzive dhe një nga evazorët fiskalë më të mëdhenj në tregun e institucioneve financiare jobankare. Sipas  ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 Për tatimin mbi të ardhurat në nenin 18 të të cilit janë parashikuar përjashtimet, nuk ka rezultuar që Fondacioni Besa të jetë i përfshirë  në ndonjërën prej kategorive të përjashtuara. Ky fondacion në mënyrë absurde ka pretenduar se qëllimi i krijimit të tij këtij fondacioni kishte të bënte me qëllime bamirëse dhe edukuese, kur në të vërtetë ka zhvilluar aktivitet të mirëfilltë ekonomik, aktivitet i cili i ka sjellë të ardhura kolosale këtij fondacioni. Siç edhe e përshkruam në numrin e mësipërm, ky fondacion ka dhënë kredi me përqindjen më të lartë që ekziston sot në tregun bankar dhe jobankar. Për të marrë një kredi në fondacionin Besa sipas të dhënave nga vetë ky fondacion duhet të paguash 24 përqind në vit. Pra ky fondacion që ka operuar me marzhe kaq të larta fitimi ka grabitur në mënyrë permanente shtetin shqiptar duke mos paguar taksa dhe duke e argumentuar nën idenë e se kreditonin shqiptarët për ti edukuar, ndërkohë që Soros, vilte fitime marramendëse. Pasi u kontrollua dhe u gjobit nga shteti shqiptar, ky fondacion u fut në skemën e tatimpaguesve deri në vitin 2007, vit në të cilin ky fondacion filloi të punojë i palicencuar si një skemë e mirëfilltë piramidale. Nga viti 2007 deri sot ky fondacion vazhdon të jetë i palicencuar duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit shqiptar dhe duke vazhduar të kryejë aktivitet fitimprurës. Gjatë  vitit 2007 fondacioni  Besa, regjistroi 9,200 klientë aktivë. Sipas drejtorit të këtij fondacioni, fondi Besa ka dhënë rreth 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Duke operuar pa licencë, ky fondacion ka shkelur ligjin Nr. 9662, datë 18.12.2006, Për Bankat, duke operuar në kundërshtim me nenet 6,54, 90 dhe 126. Sipas nenit Neni 90 të ligjit 9662, Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërkohë që sipas kodit penal të Shqipërisë neni 143/a mbi skemat mashtruese dhe piramidale, organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllime fitimi material, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet burg. Po kjo vepër kur sjell pasoja të rënda dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet burg. Nëse vëmë re nga të gjitha të dhëna t e mësipërme ky fondacion ka shkelur ligjet shqiptare duke operuar i palicencuar duke kryer një krim të rëndë, i cili dënohet edhe nga kodi penal i Shqipërisë dhe ligji për Bankën e Shqipërisë. megjithëse ky fondacion funksionon si operator që krediton me degë në gjithë Shqipërinë, institucioni përgjegjës Banka e Shqipërisë me guvernatorin e saj nuk kryejnë asnjë veprim. Ardian Fullani si kreu i kësaj Banke, duke pasur konflikt të hapur interesi me fondacionin Soros ka lejuar operimin e kësaj strukture si një skemë e mirëfilltë piramidale. Duke pasur gruan e tij, Ariana Fullani, për shumë kohë kryetare të bordit të fondacionit Soros, ky person ka lejuar që skema piramidale Besa të zhvillojë aktivitet ekonomik kriminal. Përgjegjësia e Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë është e patolerueshme dhe e qëllimshme në krijimin e lehtësirave në drejtim të këtij subjekti. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duke pasur konflikt të hapur interesi me fondacionin Soros dhe bijëzën e tij Besa, nëpërmjet marrëdhënieve të bashkëshortes së tij, ka ndihmuar në mënyrë të hapur me neglizhencën e tij aktivitetin kriminal të këtij fondacioni. Në të gjithë këtë aferë mafioze është i përfshirë edhe Ministri i Financave Bode, i cili ka lejuar funksionimin e kësaj skeme piramidale. Sheteti shqiptar në mënyrë permanente ka lejuar dhe ka ndihmuar fondacionin Besa për të kryer këtë aktivitet ekonomik kriminal. Gjithashtu operimi i këtij fondacioni si një bankë kredituese në mënyrë të palicencuar, ka prishur rregullat e lojës në treg duke konkurruar në mënyrë të pandershme subjektet e tjera financiare banka dhe jo banka. Nëpërmjet këtyre shkrimeve gazeta Sot ka për qëllim të sensibilizojë prokurorinë për të ndërmarrë hapa në zbardhjen e një aktiviteti ekonomik kriminal. Provat për të vërtetuar aktivitetin kriminal të kësaj kompanie janë dhjetëra agjensi dhe zyra të këtij fondacioni në Shqipëri, të cilat  japin kredi pa licencë dhe pa qenë institucion i regjistruar në Bankën e Shqipërisë. Nëse kjo prokurori kontrollon sitin zyrtar vëren se institucione financiare jo banka janë vetëm gjashtë, ku fondacioni Besa nuk ekziston.

 Nesër në shkrimin vijues do të përshkruajmë se si ky fondacion ka marrë nga shteti shqiptar miliona dollarë amerikanë të cilat i janë falur nën arsyetime absurde nga qeveritë shqiptare dhe së fundmi nga qeveria Berisha. Ndërkohë që nesër do të pasqyrojmë se si ky skema Soros e shndërron fondacionin Besa në Sh.A Besa, duke shkelur misionin e krijimit të këtij fondacioni dhe grabitur paratë e dhëna nga shteti shqiptar.

******************************************
Aktiviteti i fondacionit Besa për vitin 2007

 Rezultatet e vitit 2007 për fondin Besa, shënuan një konsolidim dhe zgjerim të aktivitetit duke shënuar rreth 9,200 klientë aktivë dhe një tepricë kredie prej gati 37 milionë dollarësh. Që nga fillimi i aktivitetit fondi Besa ka dhënë rreth 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Mbi bazë të rezultateve të arritura, por dhe objektiva

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›