Posta shqiptare bashkëpunim me postat rajonale

Pas një workshopi 3 ditor që u zhvillua në Durrës për shkëmbimin e eksperiencave midis postave rajonale dhe asaj shqiptare, ditën e premte u organizua një aktivitet përmbyllës pranë Postës shqiptare ku ishin të pranishëm drejtues të postave të rajonit si dhe master eksperti i postës europiane Lars Vestulund.
Në fjalën e tij drejtori i Postës së Shqipërisë Arqile Gorea vlerësoi bashkëpunimin me kolegët e postave si dhe evidentoi zhvillimin e shërbimit të postës shqiptare në koherencë me zhvillimin teknologjik.
Në fund drejtori i postës Gorea vlerëson ekspertin e trajnimit të postës europiane Lars Vestelund duke e shpallur anëtar nderi i shoqatës “Miqtë e postës shqiptare”.