Gjashtë eprorët serbë të policisë kosovare, pezullohen

Drejtoria e përgjithshme e policisë së Kosovës ka marrë vendimin që të vazhdohet masa e pezullimit ndaj gjashtë eprorëve të policisë së Kosovës, me përkatësi etnike serbe, të stacioneve policore në veri të vendit.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës deklaroi:
“Drejtorit të policisë së Kosovës, nuk i ka mbetur hapsirë tjetër, vetëm se të marrë vendimin për vazhdim të pezullimit me pagesë, deri në një afat kohor të paprecizuar, ndaj 6 eprorëve të policisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se këta eprorë të policisë së Kosovës, tashmë janë subjekt i hetimeve të brendshme, për shkelje të supozuar të ligjit të policisë së Kosovës.