Zhvishet kandidatja për kreun e FMN-së (FOTO)
Ministrja franceze e Financave, që shpreson të pasojë Dominik Shtraus Kahn si kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pritet të përballet me prokurorinë. Kristinë Lagard, një 55 vjeçare ish- avokate dhe notare e njohur, po hetohet për abuzim me detyrën për shkak se ka ndihmuar një biznesmen të dyshimtë.
Ajo i ka dhënë rreth 300 milion euro Bernard Tapias, një ish- i dënuar për fiksin ndeshjesh futbolli dhe një person që ka shmangur taksat. Tapia ka mbështetur partinë e saj, aktualisht në pushtet në Francë. Këto fakte janë bërë publike në momentin kur emri i saj po lakohet kaq shumë për postin e shefit të FMN. Në këtë mënyrë ajo po zhvishet para syve të opinionit, por paparacët kanë kapur ca momente të saj në plazh sot në Francë. Ajo duket e pashqetësuar nga e gjithë zhurma që po rrethon kandidaturën e saj.


