Mbytet në rezervuar duke pritur fundin e botës
Ai nuk mund të notonte. Por kjo nuk e ka penguar Viktor Freznon që të tentojë të kalojë një rezervuar për të shkuar tek Zoti përpara se të vinin tërmetet e para të Ditës së Gjykimit.
25 vjeçari nga Florida ishte mjaft i lidhur me besimin fetar që predikonte fundin e botës më 21 janar.
Ai shkoi tek rezervuari së bashku me të vëllanë. U fut në ujë dhe i tha të vëllait që të shkonte me të se Zoti i kishte dhënë fuqinë të kalonte rezervuarin, edhe pse nuk dinte not. Megjithatë nuk ia doli.