Postprotesta - Kur nuk ke kauzë, nuk të ndjek njeri

Edhe zgjedhjet ishin një dështim për Ramën, dështim që për fatin e tij të keq i erdhi mbi tortë për ditëlindje. Por protesta e tij e sotme ishte dështimi final për të. Sigurisht që të gjithë ata njerëz që morën pjesë në protestë prisnin më shumë. Prisnin më shumë sesa fjalimet pornografike të Gjinushit, apo klithmat e kalamajve të stilit të Erjon Velisë.
Por tashmë gjithçka është e kthjellët më shumë se kurrë. Partia Socialiste në të shkuarën nuk dinte të bënte qeveri, nuk dinte të bënte pushtet, nuk dinte të qeveriste. Ndërsa sot, ajo po tregon edhe anën tjetër të medaljes, se kjo forcë politike nuk di të bëjë as opozitë, nuk di as se çfarë është e drejtë e as çfarë jo. Sot shqiptarët kanë një opozitë të tulatur, që as frymë nuk merr dot vetë, por i duhet pikërisht qeverisë t’i bëjë frymëmarrje artificiale, sepse ndryshe ajo merr fund. Para pak minutash ishte Rama ai i cili mbylli një protestë që më shumë ngjau me epilogun e fundit të tij në politikë sesa me "fillimet e reja". Që në fillim të fjalës së tij, ai i shqiptoi thagmat: “Kjo filloi sot, por nuk do të marrë fund kurrë”... Dhe ky ishte një hidhërim i madh për të gjithë. Morti në derën e opozitës nuk paska për të marrë fund kurrë. Ishte e trishtueshme kur shihje sot socialistët shqiptarë të ardhur nga katër anët e vendit, vetëm se Rama u dha 1000 lekë të rinj, dhe u pagoi udhëtimin me autobus. Ishte e trishtueshme sot kur hapje faqe të ndryshme në internet dhe gjeje lajmërime të tilla “Sot mblidhemi në qendër në orën XX:YY, nisja me autobus drejt Tiranës bëhet në orën YY:XX”. Sa poshte bie kur drejtuesit janë të tillë, pa ide, cinikë, njerëz pa vlera por thjeshtë të marrë në rrugë dhe bërë politikanë, pa le pastaj të flasim për klas dhe diploamci apo polikëbërje që nuk pretendohet. Dhe kështu vetëdegradohet një forcë politike, një grupim jofitimprurës apo diçka e tillë që ka nevojë për një organizator. Protesta e sotme nuk të ngjallte asnjë ndjenje, veç asaj të keqardhjes për gjendjen në të cilën ra një forcë politike.
...