Poulson, kontradikta për planin e shpëtimit
Sekretari amerikan i Thesarit,
Henry Poulson, është përplasur
me anëtarët e Kongresit në
lidhje me paketën 700
miliardë dollarëshe të
shpëtimit të ekonomisë.
Poulson deklaroi
para Komitetit të
Kongresit, se injektimi
i parave në banka
ishte mënyra më efektive
për të stabilizuar
sistemin financiar. Megjithatë,
kritikët në komitet bënë të ditur se
pjesa më e madhe e parave duhet
të përdoret për të ndihmuar kredimarrësit
e kredive për shtëpi banimi,
që ata të mos i humbasin
shtëpitë e tyre. Poulson
tha se paketa nuk
është perëndesha
greke e shërimit që të
kuronte të gjithë
problemet e ekonomisë.
"Do të duhet
kohë për të riparuar
sistemin financiar, i
cili është shumë i rëndësishëm
për rimëkëmbjen ekonomike", tha
Poulson. Ai, së bashku me shefin
e Rezervës Federale, Bernanke, i
dhanë fakte komitetit në lidhje
me skemën e paketës së shpëtimit.
Ajo u aprovua nga Kongresi një
muaj më parë, për të stabilizuar
disi sistemin bankar. Ndërkohë,
në fillim të këtij muaji, Shtëpia e
Bardhë e braktisi strategjinë fillestare
të shpëtimit. Në vend që të
blinte borxhet e këqija të
bankave, siç ishte parashikuar, ajo
vendosi të blinte aksione te to për
të ndrequr bilancin. Poulson tha
se ishte e rëndësishme që të gjithë
të kuptonin se zbatimi i
strategjisë duhet të jetë fleksibël.
Duke shpjeguar ndryshimin e
strategjisë, Poulson tha se blerja
e borxheve toksike të bankave do
të kërkonte një sasi shumë të
madhe parash dhe se kësti i parë
prej 350 miliardë dollarësh,
ndërkohë që ekonomia është
përkeqësuar, nuk ishte më i mjaftueshëm.
Përplasja e madhe ka
qenë mes Poulson dhe shefes së
kryetares së Korporatës së Sigurimit
të Depozitave, që ngulmoi
se nuk ishte bërë sa duhej në
lidhje me shpëtimin e kredimarrësve
të shtëpive.
Henry Poulson, është përplasur
me anëtarët e Kongresit në
lidhje me paketën 700
miliardë dollarëshe të
shpëtimit të ekonomisë.
Poulson deklaroi
para Komitetit të
Kongresit, se injektimi
i parave në banka
ishte mënyra më efektive
për të stabilizuar
sistemin financiar. Megjithatë,
kritikët në komitet bënë të ditur se
pjesa më e madhe e parave duhet
të përdoret për të ndihmuar kredimarrësit
e kredive për shtëpi banimi,
që ata të mos i humbasin
shtëpitë e tyre. Poulson
tha se paketa nuk
është perëndesha
greke e shërimit që të
kuronte të gjithë
problemet e ekonomisë.
"Do të duhet
kohë për të riparuar
sistemin financiar, i
cili është shumë i rëndësishëm
për rimëkëmbjen ekonomike", tha
Poulson. Ai, së bashku me shefin
e Rezervës Federale, Bernanke, i
dhanë fakte komitetit në lidhje
me skemën e paketës së shpëtimit.
Ajo u aprovua nga Kongresi një
muaj më parë, për të stabilizuar
disi sistemin bankar. Ndërkohë,
në fillim të këtij muaji, Shtëpia e
Bardhë e braktisi strategjinë fillestare
të shpëtimit. Në vend që të
blinte borxhet e këqija të
bankave, siç ishte parashikuar, ajo
vendosi të blinte aksione te to për
të ndrequr bilancin. Poulson tha
se ishte e rëndësishme që të gjithë
të kuptonin se zbatimi i
strategjisë duhet të jetë fleksibël.
Duke shpjeguar ndryshimin e
strategjisë, Poulson tha se blerja
e borxheve toksike të bankave do
të kërkonte një sasi shumë të
madhe parash dhe se kësti i parë
prej 350 miliardë dollarësh,
ndërkohë që ekonomia është
përkeqësuar, nuk ishte më i mjaftueshëm.
Përplasja e madhe ka
qenë mes Poulson dhe shefes së
kryetares së Korporatës së Sigurimit
të Depozitave, që ngulmoi
se nuk ishte bërë sa duhej në
lidhje me shpëtimin e kredimarrësve
të shtëpive.