E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e kosovarët, të "etur" për BE-në

Qytetarët e Ballkanit Perëndi
mor kanë ndjenja të ndryshme
për sa i përket të ardhmes së
vendeve të tyre në
Bashkimin Evropian.
Mes tyre, kosovarët dhe
shqiptarët janë ndër
më optimistët, ndërsa
vetëm një e treta e
kroatëve e konsiderojnë
anëtarësimin
"një gjë pozitive". Sipas
një sondazhi të ri të publikuar së
fundi, kosovarët dhe shqiptarët
janë mbështetësit më të mëdhenj
të futjes së tyre në organizatë. Kjo
përkrahje shprehet në shifrat respektivisht
89% dhe 83%. Po në gjuhën
e përqindjeve, vetëm 29% e
kroatëve janë pro anëtarësimit.
26% mendojnë se ky synim nuk
është në dobi të vendit. Sondazhi
është kryer nga Gallup dhe është
prezantuar në Bruksel dy ditë më
parë. Si për ironi, Kroacia kryeson
vendet e Ballkanit Perëndimor në
rrugën drejt BE-së. Këtë muaj, Komisioni
Evropian konfirmoi se do
të përfundonte bisedimet e pranimit
vitin e ardhshëm. Shqipëria,
nga ana tjetër, është shumë më pas
se Kroacia në ambicien e saj, ndërsa
Kosova siç dihet vetëm 9 muaj
më parë shpalli pavarësinë nga
Serbia. Në Kroaci, sipas sondazhit,
njerëzit janë më shumë të lidhur
me krenarinë kombëtare. Sipas
shpjegimit të sondazhit, është e
natyrshme për vendet që i afrohen
anëtarësimit, që të jenë më pak
entuziaste, pasi anëtarësim do të
thotë reformë dhe ato janë shpesh
të dhimbshme. Sipas botuesit të
"Koha Ditore", Veton Surroi, për sa
i përket Kosovës ndjenja e fortë për
t‘u anëtarësuar është një lloj shprehjeje
naiviteti nga ana e njerëzve,
të cilët kërkojnë që të vendoset
rregull në vendin e tyre. Ndërsa sipas
Giuliano Amatos, ish-kryeministër
i Italisë dhe ishkomisioner
i jashtëm
për Ballkanin, ndjenjat
pro BE-së të vendeve të
Ballkanit Perëndimor
mund të kultivohen
vetëm në aspektin afatgjatë,
pra nëse këtyre
vendeve do t‘u ofrohet
diçka konkrete në këmbim të përpjekjeve
të tyre për të kryer reformat
e kërkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›