Piratët e Afrikës, një tjetër anije në duart e rebelëve somalezë
Një anije kargo e Hong-
Kongut, e ngarkuar me
grurë me destinacion
Iranin, është preja e fundit e piratëve
të Gjirit të Adenit. Ngjarja
ka ndodhur pasditen e
djeshme dhe përbën veprimin
e radhës së sulmit të piratëve në
afërsi të Somalisë kaotike. Anija
me 25 anëtarë ekuipazhi në
bord është kapur herët në
mëngjes, sipas orës lokale. Sipas
një zyrtari, asnjë hollësi nuk
mund të jepej deri në zgjidhjen
e çështjes, e cila ishte marrë
përsipër nga Hong-Kongu. Nuk
dihet as nëse piratët janë somalezë,
por sulmi ndodhi vetëm
pak ditë pas rrëmbimit të anijes
kargo prej 100 milionë dollarësh
që u zu në Oqeanin Indian.
Piratët e armatosur rëndë
përdorin "anije mëma" për të
"patrulluar" ujërat ndërkombëtare
dhe përdorin të gjitha
mjetet për të detyruar detarët
që t‘u binden urdhrave të tyre.
Problemet më të mëdha të piraterisë
në rajon vijnë nga
grupe me bazë në Somali, të
cilët janë pasojë e vuajtjeve të
dy dhjetëvjeçarëve konflikti.
Për sa i përket anijes së fundit
nga Hong-Kongu, ajo kishte në
bordin e saj 36 mijë tonë drithë
dhe ishte nisur drejt Iranit.
Ndërkohë, për sa i përket kargos
saudite të ngarkuar me naftë,
ajo është ankoruar jashtë bregut
somalez, ndërkohë që gjatë
ditës së sotme janë grabitur
edhe dy anije të tjera. Për sa i
përket Vela International, thuhet
se anëtarët e ekuipazhit
janë të sigurt. Anija mban në
bordin e saj 2 milionë fuçi nafte,
ose një të katërtën e prodhimit
ditor të Arabisë Saudite
me një vlerë prej 100 milionë
dollarësh. Ky është edhe rasti i
grabitjes më të madhe nga ana
e piratëve deri më tani. Në të
gjithë zonën mbahen peng rreth
90 anije, apo barka të mëdha lundrimi.
"Sirius Star" u kap jashtë
bregut kenian, në atë që Marina
Amerikane e cilësoi si një "sulm
të paprecedentë". Ministri i Jashtëm
saudit e cilësoi sulmin si
"një akt të dhunshëm". Gjatë një
vizite në Athinë, ai deklaroi se
vendi i tij kishte inkurajuar masat
vetëmbrojtëse ndaj një
fenomeni të tillë që sa po vinte e
po bëhej më kërcënues. Vetë Somalia
nuk ka një qeveri efektive
që nga viti 1991 dhe në ishull
mbizotëron anarkia që prej disa
vitesh. Grabitja e brigjeve të Afrikës
Lindore dhe Gjirit të Adenit
përbën edhe një të tretën e piraterisë
botërore. 14 anije mbeten
ende të kapura nga somalezët me
rreth 268 anëtarë të ekuipazhit
peng. Kjo rrugë tashmë konsiderohet
si shumë e rrezikshme
nga mjaft anije, të cilat kanë filluar
të gjejnë itinerare të tjera
më të sigurt. Në kushte normale,
në gjirin e sipërpërmendur
çdo javë kalonin rreth 23
kargo të mëdha.
Kongut, e ngarkuar me
grurë me destinacion
Iranin, është preja e fundit e piratëve
të Gjirit të Adenit. Ngjarja
ka ndodhur pasditen e
djeshme dhe përbën veprimin
e radhës së sulmit të piratëve në
afërsi të Somalisë kaotike. Anija
me 25 anëtarë ekuipazhi në
bord është kapur herët në
mëngjes, sipas orës lokale. Sipas
një zyrtari, asnjë hollësi nuk
mund të jepej deri në zgjidhjen
e çështjes, e cila ishte marrë
përsipër nga Hong-Kongu. Nuk
dihet as nëse piratët janë somalezë,
por sulmi ndodhi vetëm
pak ditë pas rrëmbimit të anijes
kargo prej 100 milionë dollarësh
që u zu në Oqeanin Indian.
Piratët e armatosur rëndë
përdorin "anije mëma" për të
"patrulluar" ujërat ndërkombëtare
dhe përdorin të gjitha
mjetet për të detyruar detarët
që t‘u binden urdhrave të tyre.
Problemet më të mëdha të piraterisë
në rajon vijnë nga
grupe me bazë në Somali, të
cilët janë pasojë e vuajtjeve të
dy dhjetëvjeçarëve konflikti.
Për sa i përket anijes së fundit
nga Hong-Kongu, ajo kishte në
bordin e saj 36 mijë tonë drithë
dhe ishte nisur drejt Iranit.
Ndërkohë, për sa i përket kargos
saudite të ngarkuar me naftë,
ajo është ankoruar jashtë bregut
somalez, ndërkohë që gjatë
ditës së sotme janë grabitur
edhe dy anije të tjera. Për sa i
përket Vela International, thuhet
se anëtarët e ekuipazhit
janë të sigurt. Anija mban në
bordin e saj 2 milionë fuçi nafte,
ose një të katërtën e prodhimit
ditor të Arabisë Saudite
me një vlerë prej 100 milionë
dollarësh. Ky është edhe rasti i
grabitjes më të madhe nga ana
e piratëve deri më tani. Në të
gjithë zonën mbahen peng rreth
90 anije, apo barka të mëdha lundrimi.
"Sirius Star" u kap jashtë
bregut kenian, në atë që Marina
Amerikane e cilësoi si një "sulm
të paprecedentë". Ministri i Jashtëm
saudit e cilësoi sulmin si
"një akt të dhunshëm". Gjatë një
vizite në Athinë, ai deklaroi se
vendi i tij kishte inkurajuar masat
vetëmbrojtëse ndaj një
fenomeni të tillë që sa po vinte e
po bëhej më kërcënues. Vetë Somalia
nuk ka një qeveri efektive
që nga viti 1991 dhe në ishull
mbizotëron anarkia që prej disa
vitesh. Grabitja e brigjeve të Afrikës
Lindore dhe Gjirit të Adenit
përbën edhe një të tretën e piraterisë
botërore. 14 anije mbeten
ende të kapura nga somalezët me
rreth 268 anëtarë të ekuipazhit
peng. Kjo rrugë tashmë konsiderohet
si shumë e rrezikshme
nga mjaft anije, të cilat kanë filluar
të gjejnë itinerare të tjera
më të sigurt. Në kushte normale,
në gjirin e sipërpërmendur
çdo javë kalonin rreth 23
kargo të mëdha.