E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga trafikantit te droges dhe te arratisurit nga burgu

Kukes - Shtetasit Tafil Badallaj nga Zhuri dhe Teki Elshani nga Suhareka jane arrestuar te shtunen ne pikekalimin kufitar te Morinit duke hyre per ne Shqiperi. Nje njoftimin zyrtar te drejtorise se Policise se Qarkut Kukes thuhet Me daten 12 mars 2011 eshte bere arrestimi i shtetasve nga Kosova Tafil Badallaj 36 vjec lindur dhe banues ne Zhur-Prizren Kosove ku gjate verifikimit ne sistemin TIMS ka rezultuar me arrest-leshuar ne Lubjane Slloveni per trafikim te lendeve narkotike. Ne te njejten dite ne pikekalimin kufitar te Morinit eshte bere arrestimi i shtetasit Teki Elshani 37 vjec lindur dhe banues ne Suhareke Kosove i shpallur ne kerkim ne Zvicer per arratisje nga burgu ku vuante denimin i akuzuar per vandalizem keqtrajtim personi dhe vjedhje te renda.


Pas arrestimit dy te ndaluarit jane izoluar ne dhomat e paraburgimit te policise se Kukesit. Nderkohe ne baze te procedurave ligjore ne fuqi autoriteteve sllovene dhe zvicerane do tu duhet qe brenda 40 ditesh te paraqesin ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Kukesit te gjithe dokumentacion e nevojshem per ekstradimin e te arrestuarve. Do te jete kjo gjykate qe do te vendose afatet e paraburgimit per te arrestuarit deri sa autoritetet e shteteve respektive te paraqesin dokumentacionin e nevojshem per ekstradimin e tyre.


Pikekalimet kufitare te Shqiperise kane te instaluar te gjitha sistemin TIMS ku eshte i instaluar edhe sistemi i Interpolit. Permes ketij sistemi behet i mundur identifikimi i te gjithe shtetasve mjeteve motorike dokumenteve te ndryshme qe jane ne kerkim dhe kane probleme me ligjin. Permes sistemit TIMS jane arrestuar shume shtetas nga Kosova qe jane shpallur ne kerkim nga Interpoli por edhe shume shtetas te Shqiperise apo te Kosoves qe jane ne kerkim nga te dy vendet respektive.


Vetem 10 dite me pare u arrestuan ne pikekalimin kufitar te Morinit nje shtetas shqiptar i Maqedonise nje shtetas shqiptar nga Kosova dhe nje shtetas gjerman i kerkuar nga Interpoli austriak italian e maqedonas. Gjate vitit 2010 e ne vazhdim ne pikat e kalimit kufitar te qarkut te Kukesit ne kufirin Shqiperi-Kosove jane ndaluar rreth 72 persona te shpallur ne kerkim. B.Shala

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›