Për Buzën, 105 piktura të rralla në 105-vjetor

Piktori i Popullit, Abdurrahim Buza, vjen me 105 piktura të rralla në 105-vjetorin e tij të lindjes. Universiteti Amerikan i Tiranës (UAT) në shenjë vlerësimi të lartë për artin e rrallë të këtij piktori si dhe nisur nga dëshira për t’i njohur në radhë të parë studentët e vet, por dhe publikun e gjerë me këtë trashëgimi nga më të çmuarat e fondit të artë të kulturës sonë kombëtare, ka çelur dje në mjediset e veta këtë ekspozim që bëhet për herë të parë.