E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për pastrimin e listave zgjedhore s’ka vullnet politik

Kosovën do ta përcjellin problemet e njëjta në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Mospastrimi i listave do të sillte sërish telashe dhe mospërputhje të mëdha në shifra, ngase ato nuk janë pastruar nga emrat e personave të vdekur dhe nuk janë klasifikuar me personat që jetojnë jashtë vendit.

Ramadan Thaçi, nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka deklaruar se do të evitohen këto probleme, madje, ky institucion ka menduar të kërkojë ndihmën e bashkësive fetare komunale për pastrimin e listave me emrat e personave të vdekur, raporton KTV.

Por, sipas KDI-së, ky problem i vazhdueshëm ekziston për shkak të mungesës së vullnetit politik për të bërë pastrimin e listave dhe mungesës së komunikimit të mirë midis KQZ-së dhe MPB-së.

Ndërkaq, Visar Sutaj, nga instituti “Demokraci për zhvillim”, i cili është edhe bashkautor i një hulumtimi të bërë në Komunën e Kaçanikut, thotë se pastrimi i listave do të mundësonte që zgjedhjet të kishin legjitimitet të plotë në Kosovë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›