Ish-kreu i Kushtetueses: Qeverinë e formon partia fituese, jo koalicioni
TIRANE - Kushtetuta e ka lënë jo shumë qartë të për caktuar faktin nëse është partia apo koalicioni që merr më shumë vota, ai që ka të drejtën të propozojë kryeministrin e ri të vendit. Por për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, juristi Rustem Gjata, përparësinë e ka partia fituese dhe jo koalicioni. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ai argumenton se Kushtetuta është shumë lakonike dhe patjetër do të shkaktojë shumë interpretime, por Presidenti mundet të emërojë Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit dhe në këtë rast përparësi ka partia. Duke iu referuar nenit 96, pika 1, të Kushtetutës: “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, z.Gjata përmend se në fillim renditet partia dhe më pas koalicioni. Kurse në rastin e koalicionit, sipas tij, askush nuk mund të propozojë pa pasur një marrëveshje të brendshme mes palëve. Rastit të LSI-së, juristi Gjata i jep argumentin se nuk mund të marrë Kryeministrin nëse nuk ka një marrëveshje me Edi Ramën. “Humbësi, - shprehet Gjata, - ka të drejtë të shkojë në Kushtetuese, por duke mbartur me vete argumentet ligjore”.
Z.Gjata, pas 23 qershorit kush ka të drejtë të krijojë qeverinë, partia e parë (që ka më shumë mandate) apo koalicioni i parë (që ka më shumë mandate) ?
Me Kushtetutë, dhe konkretisht në nenin 96, paragrafi i parë, është përcaktuar: Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, në të dyja rastet pra, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në parlament. Po flasim për Kuvendin e ri, pasi akoma nuk është legjitimuar, por nga votat del që ky koalicion ka më shumë vota.
Atëherë, cili variant i Kushtetutës ka përparësi që duhet të zbatohet?
Kushtetuta është shumë lakonike dhe patjetër do të shkaktojë shumë interpretime dhe debate, por unë po flas për pjesën juridike dhe jo atë politike. Pra, Presidenti mundet, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit. Në këtë rast përparësi ka partia.
Pse ka përparësi partia dhe jo koalicioni?
Nuk e ka përmendur kot Kushtetuta të parën partinë, pra thuhet “me propozim të partisë”. Po të ishte përpara koalicioni, përparësi do të kishte koalicioni. Duket më i rëndësishëm koalicioni, pasi duket se ka peshë më të madhe për sigurimin e shumicës së votave, por ka thënë “me propozim të partisë”. Dhe në qoftë se ka marrëveshje mes partive të koalicionit që ta propozojë koalicioni, atëherë i mbetet koalicionit. Duhet të ketë një marrëveshje të tillë, pasi pa pëlqimin e anëtarëve të koalicionit kurrë nuk mund të propozohet, pasi do të shkeleshin të drejtat e anëtarëve të koalicionit.
Brenda koalicionit, duhet të jetë detyrimisht propozuese partia fituese, ajo që ka marrë më shumë vota, apo këtë të drejtë mund ta ketë dhe një parti tjetër anëtare?
Kur flitet për koalicion propozues, duhet të ketë shumicën e deputetëve ky koalicion. Për shembull, po pati koalicioni 71 deputetë dhe nuk ka një marrëveshje mes partive të koalicionit, do të ishte e pavlefshme që koalicioni të propozonte Kryeministrin.
Pra sipas jush, kur nuk ka një marrëveshje mes partive të koalicionit, propozimi për Kryeministër është i pavlefshëm?
Po, bëhet i pavlefshëm propozimi. Vetëm atëherë kur ka një marrëveshje, lind e drejta e propozimit të Kryeministrit. Dhe kjo nuk është e thënë se do të caktohet nga partia më e madhe. Mund ta përcaktojë edhe një parti tjetër. Por Partia më e madhe mund të thotë: “Pse koalicioni? Unë kam fituar shumicën e votave dhe unë kam të drejtë të bëj propozimin për kryeministër”.
Supozojmë që PD-ja ka marrë më shumë mandate…
Supozojmë që PD-ja ka marrë më shumë vota sesa Partia Socialiste, ose e kundërta, PS-ja ka marrë më shumë vota se PD-ja, atëherë kjo parti propozon Kryeministrin. Nëse ka marrëveshje, atëherë partitë e tjera mund t’i thonë “ndal, duhet dhe pëlqimi ynë se cili do të jetë kryeministër në partitë e koalicionit”. Por e ritheksoj, po nuk pati marrëveshje brenda koalicionit, nuk ka të drejtë koalicioni që të bëjë propozim.
Po në rastin e koalicionit, Presidenti, kë thërret për të autorizuar për krijimin e qeverisë së re?
Thërret partinë që ka vendosur brenda tij koalicioni. Për shembull, në rastin e Edi Ramës, ai thotë “jam unë, sepse partia ime është subjekt zgjedhor, ajo ka të drejtë të më propozojë”. Ndaj kur bëhet propozim nga koalicioni, patjetër duhet të ketë marrëveshje.
Ta bëjmë më konkrete; në rastin kur PD-ja ka më shumë mandate se PS-ja në Kuvend, por nëse koalicioni i majtë ka më shumë mandate se i djathti, kë thërret Presidenti për të krijuar qeverinë?
I lind e drejta kryetarit të partisë që ka fituar më shumë vota, sepse koalicioni ka të drejtë vetëm kur ka marrëveshje.
Gjithsesi, kë favorizon Kushtetuta, partinë apo koalicionin?
Asnjërën. Kushtetuta nuk favorizon as partinë, as koalicionin për qeverinë e re. Nuk mund të dalë asnjë burrë dhe asnjë grua dhe ta thotë këtë, përderisa thotë qartë se “Presidenti emëron me propozimin të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën në Kuvend. Kurse për partinë, është Kryeministri që ka fituar më shumë vota. Në të kundërt do të shkelim të drejtën e partisë.
Atëherë, ka të drejtë LSI-ja kur thotë për Ilir Metën kryeministër?
Kjo e drejtë duhet të plotësojë disa kushte. E para, që koalicioni i majtë të ketë shumicën në krahasim me koalicionin e djathtë dhe të ketë një marrëveshje me Edi Ramën si kryetar, duhet të shkrihen këto mendime dhe të bien dakord të gjitha partitë, dhe ajo është çështje e tyre e brendshme për ta zgjedhur. Në të kundërt, kurrë nuk zgjidhet. Ilir Meta kurrë nuk mund të zgjidhet kryeministër. Kurrë, edhe sikur koalicioni ku ai bën pjesë, konkretisht koalicioni i majtë, të marrë 90 për qind të votave pa pëlqimin e koalicionit. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Dhe do të kisha shumë dëshirë që dikush të dilte kundër kësaj, atëherë do të kisha dëshirë shumë, pasi mbi ç’logjikë kërkohet të bëhet? Ne përdorim logjikën juridike dhe jo atë politike.
E zëmë se fitoi koalicioni i djathtë; çfarë ndodh me PD-në?
Kjo është vetëm nëse ka marrëveshje për Kryeministrin. Nuk bëhet fjalë për marrëveshje për ministrat. Atëherë vendos Kryeministri. Ai ka të drejtë të vendosë se nga cila parti, dhe logjika është që do të marrë nga ajo parti që ka më shumë vota. Pra të drejtën për të çmuar e ka Kryeministri. Është detyrë individuale e tij. Nuk ka të drejtë askush tjetër që të përzihet në këtë çështje. Në jurisprudencë ka argumente dhe kjo është logjika. Për shembull, shkon në Gjykatë Kushtetuese por të kërkohen argumentet.
Po me humbësin çfarë ndodh?
Nëse njëra palë, ajo humbëse, që nuk mundet të propozojë Kryeministrin dhe mendon se ka vota më shumë si koalicion, atëherë ajo mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Për shembull, PS-ja nuk ishte dakord me shkarkimin e një anëtari të KQZ-së, dhe nuk e çoi në Kushtetuese, sepse nuk kishte argumente. Kështu funksionon në një shtet ligjor. Ne jemi shtet ligjor dhe jo administrativ.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)