Praga ia doli të përballet me vërshimet enorme

Vërshimet treditore në Çeki kanë marrë shtatë jetë njerëzish, kurse viktima e fundit ishte një grua që u mbyt afër Pragës. Për dallim nga vërshimet më të mëdha që ndodhen në Pragë në vitin 2002, këtë herë, kryeqyteti çek ia doli të përballonte vërshimet, duke marrë parasysh se gjatë të martës qarkullonin 3200 metra kub ujë në sekondë.
Kjo është për 20 herë më shumë ujë sesa sasia normale. Lumenjtë janë derdhur nëpër livadhe dhe rrugë derisa qasja në qytet është shumë e vështirë. Njëkohësisht, prefekti i Pragës ka bërë thirrje që askush të mos vijnë në qytet, përveç atyre që duhen patjetër./Indeksonline/