E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragë: Pezullohet kreu i policisë ushtarake

Ministri çek i Mbrojtjes, Aleksander Vondra, ka pezulluar kreun e policisë ushtarake të vendit.

Pezullimi i gjeneralit Vladimir Lozka vjen një ditë pasi policë të armatosur kanë bastisur lokalet e televizionit çek, në kërkim të një raporti që shkaktoi lëkundje në mesin e inteligjencës ushtarake.

Raporti, për të cilin televizioni çek tha se nuk u gjet nga policia, çoi në shkarkimin e ish-kreut të inteligjencës ushtarake, Mirosllav Krejçik, në vitin 2007.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›