Pragndeshja, Laçi - SkënderbeuNë takimin e fazës së parë, Skënderbeu fitoi 4-3 me Laçin

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Në takimin e fazës së parë, Skënderbeu fitoi 4-3 me Laçin një ndeshje thriller, por në përballjen e tyre të dytë sezonale, në përfundim të fazës së parë, laçjanët e durrsakut Stavri Nica kanë një pikë më shumë se korçarët e vlonjatit Gerti Haxhiu: 12-11.
Transfertat janë një mallkim i vërtetë për Skënderbeun, pasi në pesë ndeshje kanë pësuar po aq humbje, ndërkohë që Laçi në shtëpi ka grumbulluar 11 pikë nga 12 që ka marrë në 11 ndeshje.
Fitorja 1-0 me Tiranën, kampionen në fuqi, krijoi entuziazëm të lartë në shtëpinë “juventine” shqiptare, ndërkohë që humbja 1-0 e Skënderbeut në Peqin, ka krijuar një situatë alarmi te “ujqërit e deborës”.
FAKTE TË SHPEJTA
* Laçi ka fituar me Tiranën (1-0) dhe Vllazninë (3-1), përkatësisht kampione dhe nënkampione e sezonit të kaluar.
* Laçi ka humbur me dy kryesuesit akualë të Superligës, 1-0 me Dinamon dhe po 1-0 me Besën.
* Skënderbeu është skuadra e vetme që nuk ka mundur të marrë qoftë dhe një pikë në transfertë.
* Skënderbeu është skuadra që ka pësuar më shumë gola në kampionat: 16, por dhe skuadra me sulmin e tretë më të mirë në 11 javët e para.
* Kroati Milain Guerrib, së bashku dhe me boshnjakun Sead Haxhibuliç të Apolonisë, me nga katër gola secili, janë dy “bomberat” më të mirë të huaj në kampionat.
NDESHJA E FUNDIT
LAÇI
Laçi- Tirana 1-0
SKËNDERBEU
Shkumbini-Skënderbeu 1-0
Takimi direkt
Skënderbeu-Laçi 4-3
LAÇI
Ndeshjet brenda: 5 ndeshje; 3 fitore, 1 barazime, 1 humbje. Golaverazh: 8:5
SKËNDERBEU
Ndeshjet jashtë: 5 ndeshje; 0 fitore, 0 barazime, 5 humbje. Golaverazh: 1:7
GOLASHNUESIT
LAÇI
12 gola/ 5 futbollistë
3: Arlind Nora
2: Valdano Nimani
2: Juljan Malo
2: Jualian Brahja
1: Tefik Osmani (Tirana, autogol)
SKËNDERBEU
14 gola/ 7 futbollistë
4: Edi Çajku
4: Milain Guerrib
2: Antonio Rukavina
1: Adi Shkëmbi
1: Erlis Frashëri
1: Jorgo Çipi
1: Stavrion Lako
Numri i klikimeve - 1790
E Premte, 27 Nentor 2009