Pragpavaresia, zbukurohet Kosova
Ne Prishtine, ne sheshet "Skenderbej“ dhe "Nene Tereza“po shtohen shume drita e reflektore - pergatitje per feste.
Nderkaq, Gryka e Kacanikut, ne jug, afer kufirit me Maqedonine, tashme uron: "Gezuar Pavaresia“. Urimi eshte shkruar ne nje flamur te madh kombetar, me shqiponjen me permasa 10x5 metra, vendosur ne nje shpat mali shkembor. Ne te dy anet e flamurit te madh jane vendosur flamuj me te vegjel shqiptare dhe amerikane - veper e nje grupi artistesh dhe afaristesh nga Kacaniku. Sic eshte thene, pjese e pergatitjes se festimeve te Pavaresise jane dhe vizitat qe tashme kane filluar te zhvillojne perfaqesuesit e institucioneve te vendit e te pranise nderkombetare ne zona te ndryshme te Kosoves. Kryeministri Hashim Thaci ndodhej dje ne Rubovc te Lipjanit, ku i dhuroi familjes serbe te Slavisha Sllavkovicit, nje traktor me rimorkio - premtim i bere pak dite me pare.
Ne fshatin Suhadoll, ne anen veriore te Mitrovices, te banuar me shqiptare e serbe, qendroi dje kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, me perfaqesues te UNMIK-ut dhe te sektorit te sigurise.
Ne te gjithe Kosoven dhe me shume ne Prishtine eshte shtuar numri i gazetareve dhe ekipet e mediave nga gjithe bota. Sic eshte thene, tashme shumica e vendeve neper hotele jane rezervuar.