E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci kerkon auditimin e qeverise dhe autoriteteve lokale

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, kerkoi dje ne nje takim me perfaqesuesen e Zyres se Revizorit Gjeneral te Kosoves, Linda Kasella, "fillimin e menjehershem" te auditimit per qeverine e tij, qe nga dita e fillimit te punes. Kerkesa e Thacit perfshin te gjitha institucionet, nga Zyra e Kryeministrit, te gjitha ministrite dhe institucionet vendore "per nje transparence te plote dhe bashkepunim te ngushte". Kryeministri Thaci i beri keto deklarata pasi znj. Kasella i dorezoi raportet e auditimit ne tri kompanite me te medha publike ne vend, PTK, KEK dhe Aeroport, ne te cilat Zyra e auditorit ka konstatuar shume parregullsi. Ai njoftoi gjithashtu se do te kerkoje menjehere fillimin e hetimeve te thella nga autoritetet perkatese te drejtesise ndaj ketyre tri kompanive, qe edhe ai i cilesoi "kampione te korrupsionit dhe keqmenaxhimit ne Kosove".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›