E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurset, sa per qind zene ne vleresimin final Luljeta Ndoka

Per te gjithe ju maturante qe keni vendosur te vazhdoni studimet e larta ne nje nga 33 deget e Akademise se Arteve apo Sporteve, duhet te keni parasysh qe llogaritja e pikeve per keto dege eshte me e vecante se te tjerat. Kjo, per shkak te specifikes se tyre, duke qene se do te behen me konkurs. Burime te Ministrise se Arsimit dhe Shkences bejne me dije se sa do te jete raporti i vleresimit Mature-Konkurs, per to, per vitin akademik 2012-2013. Ajo qe te bie ne sy nga tabela e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, eshte fakti se perqindjen me te larte te konkursit e kane deget e Akademise se Arteve dhe ato te Universitetit te Sporteve ne Tirane dhe ne rrethe. Kesisoj, te gjitha deget e Arteve do te kene 80 per qind te peshes se vleresimit pjesen praktike (konkursin) dhe 20 per qind te peshes, piket e Matures Shteterore. Behet fjale per deget: Aktrim, regji, skenografi- kostumografi, koreografi, pikture, skulpture, muzikologji, kompozim, dirigjim, piano, violine, violoncel, viole, kitare, kontrabas, flaut, oboe, klarinete, fagot, korno, trombe, tromboze, bastun, kengetare, pedagogji muzikore dhe fizarmonike klasike. Ne fakt, vetem keto dege kane raport 20-80 cka do te thote se 20 per qind te peshes se vleresimit e zene piket e Matures Shteterore dhe 80 per qind, konkursi sipas specialiteteve te lartpermendura. Ne fakt, duket se piket e procesit te Matures Shteterore jane te zhvleresuara disi edhe ne dege te tjera. Kjo, per faktin se, sipas specialisteve, keto jane dege shume specifike dhe kane te bejne me talentin dhe njohurite e kandidateve pikerisht ne keto fusha, dhe jo ne fushat e pergjithshme. Ne deget "Edukim Fizik dhe Sporte" te Universitetit te Elbasanit "Aleksander Xhuvani" dhe te Universitetit te Shkodres "Luigj Gurakuqi", Matura do te kete 30 per qind te peshes ne vleresim, ndersa konkursi 70 per qind. E njejta gje vlen dhe per programin e studimit "Shkenca te levizjes", ne Universitetin e Sporteve te Tiranes. Po ne kete universitet, eshte parashikuar nje raport tjeter per programin e studimit "Fushat e veprimtarise fizike te shendetit dhe Rekreacionit, ku Matura Shteterore do te zere 40 per qind te peshes ne vleresim dhe konkursi 60 per qind te peshes. Ndersa e shumekerkuara Arkitekture, do te kete raportin 35 per qind me 65 per qind, perkatesisht Mature Shteterore-Konkurs.

PERQINDJET E MATURES SHTETERORE DHE KONKURSEVE:

Ne tabelen e meposhtme gjenden deget, si dhe raportet specifike matures dhe konkursit ne vleresimin perfundimtar. Sipas rektoreve te ketyre universiteteve ku ka dege me konkurse, pritet qe konkurset ne Arkitekture, Arte dhe Sporte te zhvillohen ne ditet e para te shtatorit. Ato do te zgjasin 2-3 dite dhe do te kushtojne rreth 5 mije leke. Keshtu, pranimi ne degen e Arkitektures, pjese e Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit do te behet me konkurs. Ai do te ndahet ne tre pjese, duke tentuar keshtu testimin objektiv te maturanteve ne tre drejtime kryesore. Ne diten e pare te konkursit kandidateve do t'u kerkohet vizatimi i nje objekti arkitektonik. Ky proces parashikohet te zgjase rreth 4 ore, ndersa vleresimi maksimal, eshte sa 25 per qind te vleresimit total. Ndersa seanca e dyte, ku kandidatet do te testuan mbi njohurite ne vizatimin teknik, do te zgjase gjithashtu 4 ore. Vleresimi do te jete 20 pike, ose 20 per qind e vleresimit total. Ndersa gjate seances se trete dhe te fundit, kandidatet per arkitekte do te testohen mbi njohurite e tyre ne kompozimin arkitektonik. Vleresimi maksimal per te eshte 20 pike dhe perfshin 20 per qind te vleresimit total.

Programi i Studimit Universiteti %Mat %Konk

Arkitekture Un. Politeknik i Tiranes 35 65

Edukim Fizik Sporte Un. i Elbasanit 30 70

Edukim Fizik e Sporte Un. i Shkodres 30 70

Pedagogji e specializuar Un. i Vlores 35 65

Regji filmi dhe TV Un. Arteve 20 80

Aktrim Un. Arteve 20 80

Regji Un. Arteve 20 80

Skenografi-Kostumografi Un. Arteve 20 80

Koreografi Un. Arteve 20 80

Pikture Un. Arteve 20 80

Skulpture Un. Arteve 20 80

Muzikologji Un. Arteve 20 80

Kompozim Un. Arteve 20 80

Dirigjim Un. Arteve 20 80

Piano Un. Arteve 20 80

Violine Un. Arteve 20 80

Violoncel Un. Arteve 20 80

Viole Un. Arteve 20 80

Kitare Un. Arteve 20 80

Kontrabas Un. Arteve 20 80

Flaut Un. Arteve 20 80

Oboe Un. Arteve 20 80

Klarinete Un. Arteve 20 80

Fagot Un. Arteve 20 80

Korno Un. Arteve 20 80

Trombe Un. Arteve 20 80

Trombone Un. Arteve 20 80

Bastub Un. Arteve 20 80

Kengetare Un. Arteve 20 80

Pedagogji muzikore Un. Arteve 20 80

Fizarmonike klasike Un. Arteve 20 80

Shkenca te levizjes Un. Sporteve 30 70

Fushat e veprimtarise fizike te shendetit Un. Sporteve 40 60

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›