Elbasan, përfshihet nga flakët një automjet, s`dihen shkaqet

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm pranë universitetit "Aleksandër Xhuvani" ku automjeti tip fuoristradë me targa LBPG 08 DMF në pronësi të shtetasit Renato Turkaj ka marrë zjarr ndërsa ishte i parkuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrëfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në automjet por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.