Imuniteti, trojka e ambasadorëve takohet me Ramën
Tiranë- Trojka e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë po zhvillon një takim me kreun e socialistëve Edi Rama në selinë rozë lidhur mbi zhvillimet e fundit në vend.
Takimi nisi në orën 10:00 në ambientët e Parstisë Socialiste dhe mësohet se ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE, Ettore Seuqi dhe kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Wollfarth do të bisedojnë me zotin Rama për reformën zgjedhore që votohet këtë javë, heqjen e imunitetit dhe draftet e paraqitura deri në këto momente nga PD dhe nga LSI.
Ndërkohë do merret edhe qëndrimi i PS për diskutimet e heqjes së ligjit të imunitetit si një ndër 12 kriteret e vendosura nga BE për marrjen e statusit kandidat në vjeshtën e këtij viti.
Lidhur me këtë çështje zoti Arvizu gjatë një vizitë më herët në Gjirokastër tha se do ishte mjaft i zhgënjyer nëse nuk hiqer me 6 Gusht imuniteti i zyrtarëve të lartë. Nga ana tjetër PS është pro projekt ligjit por sështë ende e qartë nëse ajo do të paraqesë një draft të sajin. PD thotë se i është përmbajtur gërmë për gërmë rekomadimeve të ndërkombëtarëve për të cilat ka rënë dakord edhe opozita dhe ftoi këtë të fundit ta votojnë.