Prandeli: Kualifikimi varet vetëm nga ne
Çesare Prandeli nuk i ushqen zërat për një marrëveshje të mundshme mes Spanjës dhe Kroacisë për një barazim 2-2, duke i dhënë rëndësi vetëm sfidës Itali-Irlandë. Marrëveshja nuk do të bëhet dhe gjithçka varet vetëm nga ne. Nëse vazhdojnë të flasin për marrëveshje, këto zëra nuk na shqetësojnë, por unë nuk besoj se një skuadër si Spanja mund ta bëjë një gjë të tillë, thekson tekniku i kaltër. Në vijim ai ka shtuar se kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij, por nuk ka vendosur ende se me çfarë moduli do të luajë. Kam lexuar sot (dje) në media se do jetë një Itali tjetër. Sigurisht, por ju siguroj se problemi ynë nuk ka qenë te moduli. Ne kemi luajtur shumë mirë edhe me një mbrojtje me tre lojtarë dhe me një mesfushë të dendur. Ndërkohë nuk kam thënë asnjëherë se Di Natale është një lojtar që nuk mund të luajë më shumë se 30-40 minuta. Fakt është se nëse do luajë Di Natale, atëherë duhet të ndryshoj modul, pasi më nevojitet më shumë lojë nga krahët për të çuar sa më shumë topa në zonën kundërshtare. Trapatoni? Për mua mbetet vetëm mister Trapatoni. isha 20 vjeç kur ai më stërviste dhe për mua mbetet një figurë e jashtëzakonshme e futbollit italian. Nëse nuk do tia dalim të kualifikohemi, do nxjerrim mësimet e duhura, por unë nuk dua ta mendoj këtë. Ma vjen mirë që para kësaj ndeshjeje ka një klimë mjaft pozitive në skuadër, ka pohuar trajneri i Italisë.
Trapatoni
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Italinë, trajneri i Irlandës, Xhiovani Trapatoni, paralajmëroi kombëtaren e vendit të tij se nuk do ta toleronte. Nuk duam të kthehemi në shtëpi me një tjetër humbje. Do të luajmë për nderin e një kombi dhe nderin tonë. Kundër Italisë kemi për detyrë të japim maksimumin, tha ai. Në lidhje me një trukim të mundshëm të Kroaci-Spanjë, ai shtoi: Sbesoj se do të përsëritet Danimarkë-Suedi
e 2004-s.
Lipi
Ndryshe nga kolegu i tij Trapatoni, një tjetër ish-trajner i skuadrës Kombëtare italiane, Marçelo Lipi, e sheh shumë të vështirë misionin e Italisë në ndeshjen ndaj Irlandës. Jemi në një pozitë shumë delikate dhe më vjen keq që kemi arritur deri këtu. Personalisht e shoh shumë të vështirë që Italia të arrijë të kualifikohet, duke qenë se jo gjithçka varet nga ndeshja e saj. Italia mund ta fitojë me Irlandën, por mund të mos mjaftojë.