Del Boske: Me kroatët, Spanja ime më e mirë
Flitet gjerësisht se është një rezultat shumë i vështirë për tu realizuar, por gjithsesi i mundshëm aq sa të reflektojë direkt te kualifikimi i Italisë për në çerekfinale. Ndonëse në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Spanjës pohoi më shumë se një herë se skuadra e tij do të luajë për fitore ndaj Kroacisë, ai përsëri la të kuptohet se çdo rezultat është i mundshëm. Megjithatë, Del Boske pohon se do hedhë skuadrën më të mirë në fushë, duke mos bërë rotacion në formacion. Ju sigurojmë se do futemi në fushë për ta fituar këtë takim, por çdo rezultat është i mundshëm, ka pohuar tekniku. Më tej, Del Boske ka pohuar se nuk do bëjë ndryshime në formacion edhe pse gjatë këtyre ditëve është kritikuar disi nga mediat. Unë shikoj vetëm ecurinë e ekipit tim. E di që disa lojtarë kanë luajtur rregullisht si me skuadrat e tyre, edhe tani me Spanjën, por përderisa unë i shikoj se janë në formë, nuk ka arsye pse të mos ti aktivizoj. Për këtë arsye edhe ndaj Kroacisë do shihni ekipin më të mirë, ka pohuar Del Boske. Sakaq, tekniku do të vazhdojë të jetë trajner i Spanjës deri në Botërorin e vitit 2014 në Brazil. Sipas së përditshmes Marca, kontrata e re e Del Boskes u bë gati para ndeshjes ndaj Italisë (1-1) në Euro 2012. Fillimisht ai deshi të priste pasi nuk dihet ende sesi do të shkojë ekipi në Europian, por federata këmbënguli duke deklaruar se ka besim të plotë te Del Boske, sido qofshin rezultatet në Poloni e Ukrainë.