Prandeli premton revolucion kundër Irlandës
Trajneri i Italisë: Do të bëj 3-4 zëvendësime për ndeshjen e fundit. Marrëveshje mes Spanjës dhe Kroacisë? Nuk dyshoj, jam i bindur që fitojnë spanjollët
Shumë gjëra mes Italisë dhe rrezikut të një eliminimi të rakorduar: rendimenti për tu përmirësuar, Irlanda, makthi i një marrëveshjeje mes Spanjës dhe Kroacisë.Nuk duhet të biem nën kulturën e dyshimit, – thotë trajneri i Italisë Çezare Prandeli, – të mendojmë vetëm të fitojmë kundër Irlandës.
Si? Nuk mendoj të ndryshoj modul, skuadra kërkon mbrojtjen me tre lojtarë, do të bëj 3-4 zëvendësime, na duhet një ekip i freskët.Të shumta temat e prekura nga Prandeli në ditët më delikate të drejtimit të tij: Nuk kam kohë për keqardhje, – vazhdon trajneri axurr. Kemi pak kohë për të përmirësuar ato gjëra të mira që kemi bërë. Arsyet e barazimit?
Nuk ishte një rënie fizike, mund ta kontrollonim mirë ndeshjen, nëse pastaj e ul ritmin pa e kuptuar, mjafton një kros për të pësuar gol. Është kjo ajo që duhet të ndryshojmë. Por kjo nuk do të mjaftojë për tu kthyer në hapat e mëparshëm: Nuk dua tu heq sigurinë lojtarëve.
Në këto momente po shpresoj të riaftësoj Barzaljin, të shohim përgjigjet e analizave të fundit. Kundër kroatëve, para së gjithash në 45 minutat e para, De Rosi ka qenë shumë i vlefshëm. Kemi elementë cilësorë dhe kur ndërtojmë aksione nga pas, arrijmë të luajmë mirë. Nuk duhet të kemi frikë, sepse jemi të përgatitur, sidomos përpara portës.
Ajo që më shumë se çdo gjë tjetër i mungoi Mario Balotelit: Nuk po e braktisim, nëse do ta bëja, nuk do të ishte titullar, – reagon Prandeli. I gjithë shtypi e donte në stol. Në pjesën e dytë më doli fryma duke i ulëritur nga stoli që të mbante topin apo të ecte sa më në thellësi të zonës.
Ka energji të mëdha dhe duhet të jetë më agresiv dhe i kujdesshëm. Sa duhet të presë Italia për të qenë e ndihmuar nga Baloteli? 3 ditë. Presim një reagim të madh nga Mario. Logjike të flitet për këto ditë delikate, ose për atë që duhet të bëjnë (ose mos e bëjnë) Spanja dhe Kroacia, çfarë duhet bërë për të mundur Irlandën, që sipas Trapatonit, nuk është e gatshme tu bëjë dhurata miqve të vjetër:
Trapatoni nuk do të na bëjë asnjë favor, siç është e drejtë të jetë, – përfundon Prandeli. Nuk pres një Irlandë të dorëzuar, do të luajë për fitore. Dhe nëse mendojmë për puç të Spanjës dhe Kroacisë, atëherë do të kemi probleme: Spanja ka imazh, lojë, bën spektakël. Është një skuadër ndryshe nga të gjitha dhe jam i bindur që do ta mundë Kroacinë.
6 ndeshje radhazi pa fitore të Italisë kundër Kroacisë, e mundur vetëm në vitin 1942 në një takim miqësor
10 golat axurrë të Pirlos, ku gjashtë i ka shënuar me goditje dënimi. Arrin De Rosin Karapelezen dhe Zolën. Goli i fundit ishte ndaj Ishujve Faroe
Ish-tekniku
Saki lavdëron lojën e skuadrës axurre
Nuk i mjaftoi Italisë një pjesë e parë e shkëlqyer për të bërë ndeshjen e saj ndaj Kroacisë. Axurrët nuk morën më shumë se një barazim, duke marrë një rezultat që rrezikon për të vështirësuar në mënyrë të pariparueshme ecurinë në Euro 2012.
Megjithatë, ish-trajneri i kombëtares, Arrigo Saki ka vlerësuar paraqitjen e kombëtares të drejtuar nga Prandeli: Ajo kundër Kroacisë të enjten, ishte një nga pjesët e para më të mira në historinë e Italisë në futboll.
Mbrojtja punoi shumë mirë, sulmi ushtroi një trysni të madhe ndaj kundërshtarit. Saki pastaj ka nënvizuar edhe reagimin e madh të Kroacisë: Për fat të keq Italia nuk arriti ti bëjë presing Kroacisë deri në fund, ishin madje kundërshtarët që i detyruan axurrët të tërhiqeshin prapa.
Trajneri
Kapelo: Kielini? Të gjithë mund të gabojnë
Pashë një skuadër të përqendruar, të vendosur, Prandeli ia arriti të bëjë një gjë që në pak kohë zakonisht ia arrin: të ndryshojë sistemin e lojës. Ai që flet është Fabio Kapelo, i cili për çudi vlerëson axurrët, pozitivë kundër Spanjës, më pak kundër Kroacisë: Skuadra nuk mu duk e shkurtër, siç ishim mësuar në fillim.
Megjithatë, kualifikimi mbetet një objektiv i mundur: Mjafton të arrijmë një rezultat minimal me Irlandën për të ecur përpara, – vazhdon Kapelo, i cili nuk fajëson Kielinin për gabimin e tij në rastin e golit të barazimit të Mandzukiçit. Kielini, si Pirlo po luan një Europian të mirë, çudi si gaboi në atë rast, por mund tu ndodhë edhe më të mirëve…, – përfundon Kapelo.
Ish-mesfushori
Boban: Prandeli gaboi që hoqi Balotelin
Zvonimir Boban, ish-mesfushor i Milanit flet për barazimin mes Italisë dhe Kroacisë: Kroacia ime është në formë shumë të mirë, por Italia luajti më mirë, sepse mbizotëruan për 60-të minuta. Pas daljes së Balotelit, ndryshoi diçka mes radhëve të axurrëve.
Nuk do ta hiqja asnjëherë Balotelin nga fusha, sepse e mbajti gjithnjë të përkushtuar mbrojtjen kroate dhe më pas mungoi pesha e sulmit. Mbi mundësinë që ballkanasit të kualifikohen në çerekfinale, Boban thotë:
Skuadra e Biliçit po luan mirë, të kualifikohesh në një veprimtari është një rezultat i mirë dhe deri tani është mes 3 skuadrave më të mira të këtij Europiani. Kundër Spanjës do të vuajë shumë, iberikët janë favoritë, por gjithçka do të jetë e hapur.
