E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy- Brown: Reformë urgjente globale të tregjeve financiare


Kryeministri britanik Gordon Brown dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy kanë lançuar një thirrje të përbashkët për reformë urgjente globale të tregjeve financiare. Nëpërmjet një artikulli të botuar në "Ëall Street Journal", ata thonë se një takse fiskale për bonuset ose shpërblimet e bankave duhet të konsiderohet një përparësi". Dy liderët thonë se kjo është thjesht e papranueshme" për taksapaguesit për të mbuluar koston e falimentimeve bankare, por nuk marrin përfitim nga sukseset e tyre. Një artikull i tillë publikohet në një kohë kur udhëheqësit e BE-së përgatiten të takohen për një samit në Bruksel. Bisedimet ndërmejt Brawn-it dhe Sarkozy-së vijnë dy javë pas njoftimit se Mishel Barnier - ish minister i Bujqësisë në Francë do të emërohet në krye të sektorit të brendshem europian bankar dhe që do t'i jepte atij një përgjegjësi të madhe në reforminin e këtij sektori. Emërimi i tij besohet se shkaktoi tension ndërmjet Londrës dhe Parisit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›