E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakmarrja, 120 familje të ngujuara

Njëqind e njëzet familje janë të ngujuara në vendin tonë si pasojë e gjakmarrjes. Zonat e veriut të Shqipërisë janë zonat që janë të prekura nga ky fenomen. 60 familje janë të ngujuara vetëm në qytetin e Shkodrës . Këto të dhëna janë publikuar gjatë konferëncës "Gjakmarrja vazhdon", e organizuar nga Komisioni Drejtësi dhe Paqe dhe Karitasi.
Sipas të dhënave shumë fëmijë, e në veçanti ata të gjinisë mashkullore, janë të detyruar që të braktisin shkollat , për arsye të gjakmarrjes.
Në këtë konferencë, për të diskutuar për fenomenin e gjakmarrjes, ishin të pranishëm edhe përfaqesues nga konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›