E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prane perfundimit memoriali kushtuar Martin Luther Kingut

Pas planifikimit per 20 vjet me radhe ne Washington eshte duke perfunduar tashme memoriali kushtuar udheheqesit te te drejtave civile Martin Luther King i cili u vra ne vitin 1968. Memoriali do te perfshije nje statuje te madhe te Martin Luter Kingut nje mur me citime nga shkrimet dhe fjalimet e tij si dhe nje biblioteke.

Udheheqesi i te drejtave civile ne Shtetet e Bashkuara Martin Luter King dha ndihmesen e tij per te ndryshuar drejtimin e historise ne SHBA. Tani nje memorial qe po ngrihet ne Parkun Kombetar te Washingtonit do ta nderoje ate per kontributin e dhene. Memoriali do te inaugurohet me 28 gusht 2011 dita kur Martin Luter King mbajti ne vitin 1963 fjalimin e famshem I have a dream.

Heri Xhonson president i Fondacionit te Memorialit te Martin Luther Kingut.

Ne jemi te lumtur kur shohim qe kjo pune eshte duke marre fund. Pikerisht ketu ne Parkun Kombetar te Washingtonit se shpejti do kemi Memorialin e Martin Luter Kingut.

Martin Luter King ishte ne radhet e para te levizjes se te drejtave civile ne Shtetet e Bashkuara te viteve 60. Ai udhehoqi marshimet dhe protestat ne jugun amerikan qe ishte ende nen segregacionin racial predikoi mjetet e padhunshme perballe dhunes dhe  e futen ne burg disa here per veprimet e tij.

Perpjekjet e zotit King ndihmuan ne miratimin e Aktit te te Drejtave Civile te vitit 1964. Ligji ndalon diskriminimin bazuar tek seksi raca feja apo origjina kombetare.

Por Martin Luter Kingu u vra me 4 prill te vitit 1968 ne Memphis te shtetit Tennessee.

Memoriali do te shtrihet ne nje zone prej nje hektar e gjysem jo larg nga Monumenti i Washingtonit dhe memorialet e presidenteve te tjere amerikane Jefersonit dhe Linkolnit.

Pika qendrore e memorialit eshte nje strukture graniti qe peshon 1 mije e 600 metra tone e quajtur Malet e Deshperimit qe e merr temen nga fjalimi i famshem i Martin Luterkingut I have a dream. Ne qender eshte gdhendur nje skulpture 10 metra e larte e Kingut.

Skulptura prej graniti eshte punim i skulptorit kinez Lei Yixin. Presidenti i Muzeut Harry Johnson shpjegon perse u zgjodh nje artist kinez per te krijuar statujen.

Ne e zgjodhem ate skulptor sepse besojme se mesazhi i Doktor Kingut eshte i vertete se nje njeri nuk duhet gjykuar nga ngjyra e lekures por nga karakteri i tij. Pra ne kete rast kemi te bejme me karakterin artistik.

Zoti Johnson thote se Memoriali i zotit King do te jete si nje deklarate e fuqishme lidhur me diversitetin qe ekziston ne SHBA dhe qe tregon  se si ka avancuar respekti per te drejtat civile qe nga themelimi i shtetit amerikan.

Nese Amerika ka aq paragjykime sic thuhej a do te vihej nje afrikano-amerikan ne mesin e Parkut Kombetar Pergjigja do te ishte Jo. Ata po thone tani se ne kemi mjaft diversitetit dhe kur te shohin Parkun me memorialin do te kuptojne pikerisht kete. Une mendoj se vizitoret nga e gjithe bota do te thone se ka ardhur koha qe te gjithe ta kuptojne se kush ishte me te vertete doktor Kingu dhe cdo te thote ai jo vetem per Ameriken por per te gjithe boten.

Zoti Xhonson thote se ka ne plan qe per inaugurimin e memorialit te therrese per te mbajtur fjalimin e rastit Barak Obamen afrikano-amerikanin e pare qe u zgjodh president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›