Tiranë: Pranga dy të miturve, kryenin vjedhje
Nga Shërbimet e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre të mitur, për shtetasit me iniciale M.C, dhe J.B, 14 vjec, të dyshuar për një sërë vjedhjesh.
Nga hetimi i kryer, rezultoi se këto shtetas kanë vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje 23 vjecare, ku i kanë marrë shumën e parave, prej 300 Euro. Në cilësinë e provës materiale u bllokua çanta dhe 300 euro.
Ndërkohë, nga hetimet e kryera rezultoi se këto shtetas, janë edhe autor të dyshuar të një sërë vjedhjesh të tjera kryesisht të çantave, në zonën e Kombinatit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të "Vjedhjes"