E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Rexhepi prezantoi punën 100-ditëshe

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 18:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të hënën ka bërë prezantimin e raportit të punës njëqind ditëshe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku janë përfshirë fushat dhe përgjegjësitë që i ka në bazë të Programit 2011-2014 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Rexhepi ka vlerësuar se 100-ditëshi i MPB-së ka qenë i suksesshëm dhe janë arritur objektivat e parapara. Ai tha se në 100-ditëshin e parë, që nga krijimi i Qeverisë së re, MPB ka treguar vazhdimësi në zbatimin e politikave dhe projekteve të parapara në dokumentet strategjike.

“MPB ka vazhduar me kompletimin dhe plotësimin e kornizës kryesore strategjike, ofrimin e shërbimeve në lidhje me dokumentet e regjistrit dhe gjendjes civile, mbajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimeve dhe krimit të organizuar, kontrollin dhe mbrojtjen e kufijve, zbatimin e politikave të migrimit, menaxhimin e emergjencave si dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme në plotësimin e kritereve teknike për liberalizimin e vizave me BE-në”, tha ministri Rexhepi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›