Pranga 2 shqiptarëve, kapen me 31 kg drogë

Policia e Athinës vuri në pranga dy shqiptarë të cilët u kapën me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Siç raporton noa.al dy shqiptarët e ndaluar janë të moshës 34 dhe 26 vjeçare të cilët u kapën në zonën e Ilion pronë Athinës, duke transportuar 31 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike të llojit hashash të ndalë në koli.
Krahas lëndës narkotike të paketuar, nga ana e policisë u bllokuan edhe 6 telefona celularë si dhe 1 mijë euro.
Dy të ndaluarit u vunë në pranga në kushtet e flagrancës ndërsa dyshohet se lëndën narkotike e kishin sjellë nga Shqipëria për ta tregtuar në tregun e kryeqytetit të Greqisë./Indeksonline/