E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku mohon se po prezanton plan për veriun nëpër Evropë

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku, ka mohuar se ka shkuar në kryeqytetet e mëdha evropiane dhe në Washington për të prezantuar planin e qeverisë për veriun e Kosovës.

Ajo bashkë me Bekim Çollakun, këshilltarin e kryeministrit Hashim Thaçi është aktualisht në Berlin, ndërkaq në agjendën e tyre ishin Washingtoni, Londra e Parisi.

Ministrja Citaku ka thënë për Indeksonline se këto vizita ishin të planifikuara më herët dhe nuk kanë shkuar për të marr mendim për kurrfarë plani për veriun.

“Qëllimi i vizitave, të cilat kanë qenë të aranzhuar më herët, është koordinimi i agjendës dhe veprimeve me partnerët tanë strategjik, tani kur kemi hyrë në një fazë vendimtare në kontekst të integrimeve evropiane dhe normalizimit te marrëdhënieve me Serbinë. Çdo gjë tjetër është spekulim”, ka thënë Çitaku./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›