Shkodër, sot varrimi i 2 vëllezërve Pjetrushi Tafili pranon krimin
SHKODER- Do të përcillen sot për në banesën e fundit 2 vëllezërit e ish-shefit të krimeve të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, në vitet 1998-2001, Prel Pjetrushi, të cilët u ekzekutuan në fshatin Grudë e Re të premten e kaluar. Dy vëllezërit Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç, u qëlluan me breshëri armësh dhe mbetën të vdekur në një pritë të organizuar në rrugën kryesore të fshatit. 12 orë pas vrasjes policia arrestoi si të dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë Admir Tafilin.
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se 35 vjecari i cili ishte arratisur nga burgu më 2 tetor 2010, ka pranuar krimin në polici duke thënë se e kishte bërë për hakmarrje. Tafili akuzonte ish-shefin e Krimeve, Prel Pjetrushin, vëllanë e viktimave, se i kishte vrarë babanë në një operacion për arrestimin e këtij të fundit më 2 gusht të vitit 2000. Gjatë operacionit të organizuar nga policia e Shkodrës pati shkëmbim zjarri mes palëve. Për pasojë, mbeti i vrarë drejtori i Policisë Arben Zylyftari, si dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili, i ati i Admir Tafilit.
Mësohet se vetë ish shefi i krimeve i cili jeton në SHBA, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllezërve të tij. Edhe ndaj Prel Pjetrushit i është bërë një atentat por fatmirësisht arriti ti shpëtojë. Atentati ndodhi më më 22 janar 2001. Menjëherë më pas Pjetrushi u largua për të jetuar në SHBA.
(s.g/GSH/BalkanWeb)