Pranga 21-vjeçarit: Thika të dashurës për xhelozi
VLORË- Arrestohet rreth 24 orë pas ngjarjes 21-vjeçari, që masakroi me thikë të dashurën e tij 15-vjeçare.
Ardit Lushi, lindur në Kukës e banues në Spitallë të Durrësit është arrestuar nga blutë e Tiranës mesditën sotme, ndërkohë që nuk i është gjetur arma e krimit.
Menjëherë policia e kryeqytetit është vënë në kontakt me Vlorën, ku kanë dërguar 21 vjeçarin, i cili do të gjykohet nga prokuroria e Vlorës për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
Ai i ka rrëfyer policisë se krimin e ka kryer për motive xhelozie ndaj vajzës.
Ndërkohë 15 vjeçarja, ndodhet ende në sitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dje ajo pati një ndërhyre kirurgjikale, ku hoqi njërën veshkë, ndërkohë që vijon të ketë probleme edhe me mushkritë. Minorenia u qëllua disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa shpëtoi falë ndihmës së menjëhershme.
Ngjarja ndodhi dje, kur vajza u qellua në ambientet e shtëpisë së saj. Në rrethana ende të paqarta, një 21 vjeçar nga Durrësi ka hyrë në shtëpi dhe pas një zënke ka goditur disa herë në bark minoren.
Fqinjët tregojnë se vajza ka qenë e vetme në shtëpi, kur ka hyrë djali i cili njihej si i dashuri i saj dhe e ka qëlluar disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe fytit. Një banor i lagjes pasi ka dëgjuar thirrjet i është drejtuar banesës dhe ka mundur të nxjerrë nga kthetrat e agresorit vajzën 15 vjeçare. Ajo jetonte vetëm me babanë, pasi prindëtrit ishin të divorcuar.