Pranga 3 lacianeve vodhen dhe vrane 90-vjecarin
TIRAN- Kane udhetuar nga Laci per ne Sarande vetem per te kryer nje krim makaber dhe per ti vjedhur 140 mije leke nje te moshuari. Kjo eshte historia e tre lacianeve te cilet jane arrestuar dje nga policia per nje nga krimet me te renda te ndodhura kohet e fundit ne Shqiperi. Ata kane lidhur dhe vrare me thika te moshuarin Vasil Roshi per ti marre parate e kursyera gjate te gjithe jetes. Pas kesaj trupi i lidhur i plakut eshte vendosur poshte shtratit ndersa vete jane larguar nga fshati per tu arrestuar disa dite me pas.
Burimet zyrtare te policise pohuan se te arrestuarit per kete krim te rende jane Ledjan Pashk Doci vjec 27 banues ne Lac Aleksander Dede Gjoni vjec 27 banues ne fshatin Baze-Burrel Pashk Martin Doci vjec 50 banues ne Lac. Nga hetimet e kryera ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Sarande rezultoi se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin pasi kane planifikuar vjedhjen e baneses se shtetasit Vasil Stavro Roshi vjec 90 banues ne fshatin uk- Sarande kane hyre ne banesen e tij duke i marre shumen e te hollave prej rreth 140.000 leke te rinj dhe me pas e kane lidhur dhe vrare ate duke e goditur me sende te mprehta thike- thane dje burimet zyrtare te policise. Ndaj shtetasve Ledjan Doci Aleksander Gjoni dhe Pashk Doci kane nisur akuzat per vepren penale te vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara ne bashkepunim parashikuar nga nenet 79/e dhe 25 te Kodit Penal. Trupi i pajete i te moshuarit nga Saranda eshte zbuluar nga dhendri i tij Jani Gremo. Ky i fundit ka shkuar per vizite tek plaku pasi kishte disa dite qe nuk po e takonte. Kur ka gjetur deren e mbyllur Gremo ka hyre ne shtepi duke kapercyer murin e oborrit. Por sapo eshte gjendur brenda Gremos i ka bere pershtypje era e rende dhe zeri i larte i televizorit. Ai ka gjetur trupin e pajete te vjehrrit dhe menjehere ka njoftuar policine. Ekspertet kriminaliste kane shkuar ne vendngjarje duke administruar provat e para. Pikerisht permes ketyre provave eshte arritur edhe identifikimin e tre autoreve te kesaj vrasjeje makabre. Ne zbulimin e autoreve ka ndikuar edhe deshmite e te afermve te te moshuarit te cilet kane folur per nje borxh qe viktima i kishte dhene nje punetori sezonal
me emrin Pashk.