Doda Si do te hetohet Masakra e Tivarit
TIRAN- Nismetarja e komisionit hetimor per Masakren e Tivarit Mesila Doda ka shpjeguar dje se si do te funksionoje ky komision dhe menyren se si do te veprohet nese zbulohen pergjegjes konkrete. Ne nje interviste per Shekullin ajo ka pohuar se per secilin person qe rezultoi i implikuar do te behet kallezim penal ne prokurori. Sipas deputetes demokrate faktet nga zbardhja e drejte dhe e paanshme e kesaj ngjarjeje te ndodhur 65 vjet me pare ne te cilen jane vrare mijera shqiptare te Kosoves do i kaloje historise. Lidhur me kundershtite e opozites per te qene pjesemarrese ne kete komision hetimor deputetja Doda i ben thirrje kolegeve te saj socialiste qe te shkeputen nga e kaluara. Ajo theksoi se shteti shqiptar ka gjithe te drejten dhe detyrimin moral dhe ligjor te hetoje kete ngjarje.
Zonja Doda. Ju jeni nje nga nismetaret e komisionit hetimor per Masakren e Tivarit. Perse eshte i nevojshem nje hetim i tille ne nje kohe kur kane kaluar 45 vjet nga kjo ngjarje
Besoj se Shqiptaret kane nevoje te dine mire te vertetat e tyre. Kjo eshte nje ngjarje e cila per nga madhesia eshte ne perngjasim te llahtareve te medha njerezore si Sebrenica Katyn-i apo Aushvici. Per nga njohja ben pjese ne misteret me medha te historise se Shqiperise. Asnje fjale e thene asnje permendje as rastesore ne librat tane asgje prej gjeje. Duket se regjimi komunist e kish denuar me heshtje masakren me te madhe e te pameshirshme qe ishte bere mbi burrat shqiptar fill pas mbarimit te Luftes se II Boterore. Ne kete optike e gjej jo vetem me vend por detyre njerezore te sillet ne driten e diellit ajo pabepabesi e madhe ajo shfarosje e paramenduar nga ana e komunisteve serb te cilet arriten te zhduknin nje armate te tere burrash numri i te cileve nga te dhenat e para shkon nga 3700-4200 vete te cilet edhe sot nuk kane as varr e as dinjitet ne historine e ketij kombi. Komunizmi shqiptar perpos gjithe poshtersive te tjera ish i shenjuar me nje vule te forte antishqiptarizmi. Heshti dhe ndihmoi kur pa mijera burra shqiptar te shuheshin heshti dhe ndihmoi ne harresen e plote te ketij fakti cnjerezor. Kete realitet do duhet ta ndryshoje puna e komisionit hetimor te Tivarit te sjelle te vertetat ne driten e diellit te zbuloje perpara shqiptareve pergjegjesite historike e penale te drejtuesve komuniste te shtetit shqiptar.
Komisioni qe do te zhvilloje kete hetim parlamentar do e shtrije verifikimin edhe jashte Shqiperise me ane te mbledhjes se deshmive edhe nga personat me qendrim jashte Shqiperise. Si do te realizohet kjo
Tashme ju keni ne duar planin hetimor te miratuar nga ana e komisionit te Tivarit. Ne te percaktohen gjithe hapat procedural qe do te ndiqen. Do te therriten per te dhene deshmine e tyre gjithe personat qe kane dijeni mbi ngjarjen qe kane marre pjese apo qe jane te perfjoshire ne kete hetim. Komisioni dhe ekspertet e tij do te perdorin cdo deshmi dokument apo arkiv per te zbardhur ceshtjen. Besoj se do kemi nje pune te veshtire por do dalin ne drite dokumente dhe deshmi unikale per nga rendesia ne zbardhjen e ceshtjes.
Socialistet kane refuzuar te jene pjese e ketij hetimi. Gjate seances ku u miratua ngritja e komisionit deputeti Ruci ne emer te grupit socialist kundershtoi ngritjen e nje komisioni hetimor nga parlamenti shqiptar dhe u kerkoi deputeteve te mazhorances qe te mos bejne politike me jeten e personave te masakruar. Sipas tij ngjarja e 65 viteve me pare ka ndodhur jashte territorit te Republikes se Shqiperise dhe i takon autoriteteve te shtetit te ri te Kosoves qe nisin nje proces hetimi. Cili eshte komenti juaj
E kuptoj deputetin Ruci i cili ende nuk ka bere ndarje shpirterore nga Partia meme qe e lindi dhe e rriti. Nuk kuptoj ata dhjetera deputet te tjere qe jane rritur ne nje kohe tjeter dhe me se paku do duhej te bashkepunonin per hir te madhesise dhe gravitetit te ngjarjes. Kuptoj mire qe njerezit prinderit e te cileve kane qene te perzier ne menyre direkte dhe eksponenciale ne regjimin e atehershem nuk munden te pranojne nje fajesi te tille kriminale por ky mund te ish rasti qe te fillonin nje Mea Culpa qe do lehtesonte shpirtrat e vrasesve e te vrareve. Por me sa duket kolegeve tane i mungon kuraje te vejne gishtin mbi plage. shte gjithsesi zgjedhja e tyre Shteti shqiptar ka gjithe te drejten dhe detyrimin moral dhe ligjor te hetoje kete masaker kuhumben jeten mijera shqiptar te tjere te pafajshem. Argumenti per mos hetim nga ana e shtetit shqiptar pasi nuk eshte as vend i masakres dhe as shteti i Kosoves nuk kane baze logjike as njerezore apo historike. Duhet te rikujtojme se Kosova nuk ishte shtet ne vitin 1945 dhe i vetmi shtet shqiptar i implikuar drejtperdrejt ne kete masaker pergjegjesia dhe bashkefajesia e te cilit duhet te ndricohet ishte shteti shqiptar qe drejtohej nga klika komuniste e Enver Hoxhes. Nga ana tjeter me duhet ti kujtoj zotit Ruci se pervec faktit qe armata e tere e viktimave kaluan ne territorin shqiptar nje numer qe shkon deri ne 1300 burra jane ekzekutuar e hedhur ne hone e gremina pikerisht ne veri te Shqiperise. I helmuan si kafshe e nuk i linin ti afroheshin as krojeve per uje i thernin se nuk ecnin aq shpejt sa cetniket mbi kuaj i mbysnin se dilnin nga rreshtat e vdekjes....e kjo ndodhi ne territorin tone ne shtetin ame perpara syve tane. Kjo pune qe kemi nisur eshte per te nderuar viktimat dhe historine e kombit tone eshte te tregojme fajin e fajtoret e perftojne per te bere politike me masakren. Zoti Ruci e di mire cdo te thote te besh politike me vdekjen dhe e ka pare dhe rezultatin e thelle humbes e deshperues qe sjell politika dhe loja me te vdekurit.
Ju mazhoranca keni akuzuar per kete ngjarje ish-presidentin Ramiz Alia. Ku i bazoni keto akuza
Ramiz Alia ka qene komisar i divizionit te peste divizion i cili u caktua per te ndjekur armikun ne terrorin e Kosoves dhe qe qendronte ne ate kohe ne terrorin e Kosoves. Me kete detyre ai ishte pergjegjesi kryesor politik i forcave te armatosura shqiptare dhe plotesisht ne dijeni per permasat e gjenocidit qe vellezerit komunist serb po kryenin mbi shqiptaret qe i kishin carmatosur. Nese lexoni vepren e Azem Hajdinit i cili ka shkruar mijera faqe deshmi aty do te keni mundesi te shihni gjithe informacionin qe kishin kreret e shtetit shqiptar. Nga ana tjeter arkivat e shtetit shqiptar flasin per heshtjen qe aplikuan si standard per ngjarjen dhe per veprime akoma me te renda viktimat qe u dorezuan neshtetin ame komunistet i rikthenin ne duart e serbeve.
Nese ndonje deshmitar refuzon te vije ne komision si do te veprohet
Komisioni punon mbi bazen e nje rregulloreje. Mund ti drejtoheni dhe te shihni se mbi cfare bazash ligjore thirren deshmitaretdhe aty mund te kuptoni se si veprohet ne raste refuzimi.
Nese gjenden evidentohen persona pergjegjes per kete ngjarje cfare pasojash do te kene
Ligji per komisionet hetimore e percakton qarte. Provat e fajesise penale i kalojne organeve te drejtesise zbardhja e drejte dhe e paanshme e ngjarjes i kalon historise.